Një aktori i duhet t’i nënshtrohet një sërë ndryshimesh kur i caktohet një rol i ri. Disa kanë ndryshuar imazhin e tyre, ngjyrën e flokëve apo kanë arritur deri aty sa t’i presin totalisht ato. Të tjerë i janë nënshtruar ndryshimeve në peshë, qoftë për të shtuar, qoftë për të humbur disa kilogramë. Megjithatë, ka edhe nga ata që kanë pësuar një ndryshim total duke sjellë në ekran një personazh të seksit tjetër. Që nga Robin Williams në rolin e tij në “Mrs. Doubtfire” të vitit 1993 e deri tek Angelina Jolie me “Salt” në 2010, këta janë të gjithë aktorët që sollën në ekran një personazh tërësisht ndryshe nga vetja e tyre. Shihni fotot e tyre në galerinë e mëposhtme.