1.Sharje të shpeshta
Mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por përdorimi i fjalëve abuzive është karakteristikë edhe e personaveme intelekt të lartë. Ata kanë një fjalor tejet të zgjeruar dhe nuk ngurojnë që në secilën situatë të përdorin fjalën e duhur për të shprehur atë që ata mendojnë apo ndjejnë. Ky studim është bërë nga Marist College, supervizuar nga Timothy dhe Christine Jay të cilët hodhën poshtë stereotipin se fjalori banal përdorej vetëm nga persona me fjalor të varfër dhe të paarsimuar.
2. Panikohesh shpesh
Psikologët izraelitë Tsachi Ein-Dor dhe Organ-Tal zhvilluan një studim ku provuan se personat e zgjuar ishin më të prirur nga pesimizmi, ankthi dhe paniku. Kjo vjen si pasojë e mendimeve dhe situatave te pakëndshme që atyre u vijnë shpesh në mendjen e tyre. Duke menduar gjatë për pasojat e veprimeve, ata nga njëra anë favorizohen kur përballen me situata të papritura që I kishin paramenduar por nga ana tjetër jetojnë duke qënë në stres konstant.
3.Gishti i unazës më i gjatë se të tjerët
Ky përfundim është arritur nga një fizikant norvegjez i cili në bazë të studimeve që ka kryer ka arritur në konkluzionin se sa më i gjatë të jetë ky gisht, aq më ë mirë është performanca e këtyre personave në lëndët matematikore.
Gjithashtu në të njejtin përfundim ka arritur edhe një studiues nga Cambridge University, John Coates i cili ka thënë se suksesi i një personi në botën financiare mund të predikohet nëpërmjet gjatësisë së gishtave të tij. Sa më i gjatë gishti i unazës aq më të larta të ardhurat, pohon ai.
4.Sensitivë ndaj zhurmave të vogla
Hapat nëpër shkallë, kërcitjet e ambalazheve ushqimore madje edhe frymemarrjet e dëgjueshme janë padyshim faktorë që shpërqendrojnë njerëzit me IQ të lartë.Shkencëtarët e universitetit te Helsinkit e kanë emërtuar këtë cilësi si “Misophony”. Njerëzit me misophony kanë ndryshime të vogla në performancën dhe përdorimin e trurit kur kanë zhurma të tilla rrotull vetes.
5.Keni sy me ngjyrë
Joanna Rowe, një profesore e universitetit te Louisvilles pretendon se njerëzit me sy ngjyrë blu kanë IQ më të lartë se ata me ngjyrë të errët. Shumë gjeni, ndër ta Stephen Hawking kishin sy ngjyrë blu. Gjithsesi njerëzit me sy kafë nuk kanë përse të shqetësohen sepse edhe ata kanë avantazhe të tjera.
Njerëzit me sy me ngjyrë ndërmarrin situata të vështira, duan kohën e tyre dhe nxjerrin përfundime racionale, ndërsa njerëzit me sy kafë arrijnë të dalin në përfundime të shpejta kur koha është e kufizuar.
6.Nuk të pëlqejnë aktivitetet fizike
Ky është një tregues inteligjence sipas shkencëtarëve amerikanë Todd McElroy dhe David L.Dickinson. Personat me nivel të lartë inteligjence nuk preferojnë asnjë aktivitet fizik sepse ata parapëlqejnë lojra që kërkojnë ndërveprimin mendor, si për shembull një lojë shahu. Ndaj nëse një shok/shoqe ju fton për të luajtur shah nuk duhet t’ju duket një zgjedhje e mërzitshme por një zgjedhje inteligjente.
7.Nuk vuan nga obeziteti
Ky studim është bërë në vitin 2006 nga disa studiues francezë të cilët intervistuan 2200 persona të ndryshëm. Nga testet që ata kryen vunë re diferenca të dukshme ndërmjet personave obez dhe atyre që nuk ishin të tillë. Pas 5 viteve studim, arritën në konkluzionin se indeksi i masës trupore është edhe tregues i inteligjencës në shumicën e rasteve.
8. Ndjek një shkollë muzike.
Një studim i Glenn Schellenberg tregon se fëmijët që kanë ndjekur shkolla muzikore ose të paktën 9 muaj kurs muzike, janë më të zgjuar se fëmijët që mund të jenë marrë me cdo lloj aktiviteti tjetër. Në 2013, Glenn tha që pikërisht pse zotërojnë IQ të lartë këta fëmijë vendosin gjithmonë muzikën të parën në IQ teste të ndryshme.
9.Gjatësia jote është më e lartë se normalja.
Po, gjatësia ndikon në performancën tonë. Kjo nis që në moshën 3-vjeçare ku shihen diferenca të vogla në IQ tests ndërmjet fëmijëve të gjatë dhe atyre më të shkurtër.
10.Të jesh fëmija i madh në familje
Shkenctarët e universitetit të Edinburgut kanë rezultuar se femija i madh i një familjeje në shumicën e rasteve ka një dallim të vogël, me 3 pikë më lartë se fëmijët e tjerë. Kjo thonë ata, nuk lidhet as me fakte biologjike e as gjenetikë, por me ndërveprimin psikologjik që ka midis tyre dhe prindërve. Sigurisht që ka përjashtime, pasi edhe Mendeleiev ishte më i vogli nga 17 fëmijët e tjerë të familjes, por kjo nuk e pengoi që të krijonte tabelën e sistemit periodik të elementeve kimike.
11.Keni mësuar si të lexoni që në moshë të hershme.
Ky përfundim është arritur nga disa shkencëtarë britanikë.Të mësosh në mënyrë autodidaktë që në moshë të vogël si të lexosh, i bën fëmijët më të zgjuar. Kjo është edhe logjike pasi sa me herët të mësosh alfabetin, aq më shumë libra do të lexosh. Sa më shumë të lexosh aq më tepër do zgjerohet horizonti yt dhe si rezultat aq më inteligjent do të jesh.
12. Preferoni të rrini më tepër vetëm ose me pak njerëz
Sipas një studimi nga Li dhe Kanazawa përfundimet tregonin se njerëzit me IQ të lartë kishin tendencën t’i lodhte ambjenti i zhurmshëm dhe me shumë njerëz. Shumica e tyre preferonin që më tepër të shpenzonin kohë vetëm. Ndonjëherë ata i flasin vetes së tyre me zë të lartë dhe kjo nuk është shenjë mërzitjeje e as dëshperimi por është shenjë e një niveli shumë të avancuar inteligjence.