Vera nuk mund të kalojë pa realizuar qindra fotografi për të pasur një të saktë e për ta postuar më vonë në rrjetet sociale. Ndodh që edhe pasi bëni shumë shkrepje përsëri të mos keni arritur fotografinë ideale, për të mos folur më pas për editimet që duhet t’i bëni. Mirëpo, keni menduar ndonjëherë se i gjithë problemi qendron tek mënyra se si pozoni përpara aparatit? Në galerinë e mëposhtme do të gjeni 12 foto që ju dëshmojnë se çfarë duhet të bëni e çfarë të mos beni në fotot e kësaj vere! Pasi të mësoni këto “rregulla të arta” do të godisni në shenjë që në shkrepjen e parë.