Të gjithë kalojmë një kohë shumë të gjatë me telefonin tonë në dorë të mbushur plot me aplikacione. E pse të mos e përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme?
Ne mbajmë qindra aplikacione, disa nga të cilat as që i përdorim në jetën e përditshme. Gjithsesi janë 12 aplikacione të cilat secili nga ne duhet ti ketë në telefon.
Për një eksperiencë sa më të mirë në telefon, shkarkoni këto 12 aplikacione.
- Spotify
Për të gjithë të apasionuarit pas muzikës, Spotify mundëson muzikë nga të gjitha llojet pa limit në ҫdo moment të ditës.
- Yelp
Nëse po kërkoni një restorant, bar ose hotel të mire, klikoni Yelp. Atje do të gjeni ҫdo informacion që ju nevojitet.
- Slack
Slack është mënyra më e re e komunikimit me skuadrën tuaj. Është më e shpejtë, më e organizuar dhe më e sigurt se email.
- Uber
Për eksperienca më të mira udhëtimi, përdorni gjithmonë Uber. Uber është një platformë ku të gjithë shoferët mund të bashkohen me restorantet dhe konsumatorët. Aplikacioni Uber jep informacionet e nevojshme mbi personin me të cilin do të udhëtoni, që nga emri deri tek nr i patentës.
- Google Maps
Aplikacioni më efektiv për udhëtimin tuaj si me këmbë ashtu edhe me automjet edhe kur nuk e njihni aspak rrugën.
Reddit është një grup i madh forumesh në të cilin përdoruesit mund të flasin për ҫdo gjë që mund të imagjinoni, nga lajmet, teknlologjia, filmat, letërsia deri tek gjërat më të ҫuditshme në botë.
- Aplikacioni i bankës tuaj
Sigurohuni të keni gjithmonë aplikacionin e bankës tuaj për të kontrolluar dhe kryer në kohë reale ҫdo veprim dhe transaksion financiar.
Për të qenë gjithmonë të update-uar me lajmet e fundit nga bota, mbani një nga platformat më të mëdha sociale në telefonin tuaj. Kështu nuk do të lini asnjë detaj të kalojë pa e parë.
- Aplikacione restorantesh me shërbim taxi
Sapo jeni kthyer nga puna dhe keni një uri të paparë, por thjesh nuk ju ka mbetur asgjë në frigorifer dhe aspak durim për të gatuar? Me një klik mund të porosisni vaktin dhe ta shijoni si në restorant nga komoditeti i shtëpisë.
- Dark Sky
Që të mos pendoheni nësë nuk e keni marrë me vete ҫadrën, kontrolloni herë pas here motin në aplikacionin “Dark Sky”. Shumë preҫiz dhe i lehtë për tu përdorur.
Një nga rrjetet më gjigande sociale, Instagram ju lejon të kontaktoni me miqtë, të ndani eksperiencat dhe pse jo të njihni njerëz të rrinj në ҫdo moment të ditës.
- YouTube
Me YouTube ju keni mundësinë të shikoni videot dhe dëgjoni këngët tuaja të preferuara falas. Gjithashtu nësë e ndjeni veten shumë kreativ, mund te filmoni dhe të hidhni atje eksperiencat tuaja në formën e videove.