10-vjeçari që peshon 192 kilogramë

Kuriozitete

1467209434arya 1467216342 3100578

Djaloshi më i shëndoshë në botë, që peshon 192 kilogramë është vendosur në një dietë të rreptë nga mjekët, që tremben për jetën e tij.

Arya Permana, eshte një djale 10-vjeçar i cili jeton në një fshat indonezian. 5 vite më parë ai ishte një fëmijë normal, i shëndetshëm dhe i lëvizshëm. Me nisjen e shkollës nisi të shtojë edhe në peshë.

Shpejt u detyrua që ta linte shkollën për shkak se e kishte të pamundur të lëvizë, ndërsa prindërit e kanë të vështirë që të gjejnë rroba të përshtatshme për të.

Shëndeti i tepërt i shkakton çrregullime me gjumin dhe vështirësi në frymëmarrje. Për këtë detyrohet që gjatë orëve që vendos të mbyll sytë mbështet kokën pas murit për të patur më të lehtë frymëmarrjen.