10 ushqimet më të shtrenjta në botë

Kuriozitete

ushqime44

Ja ku janë disa ushqime apo pjata me çmimet e të cilave ju mund të kishit paguar qeranë apo doktoraturën apo atë operacionin e hundës që gjithmonë keni dashur të bëni, etj. 

Kërpudhat Matsutake – $1,000

Këto kërpudha janë shumë të rralla por më të preferuarat e llojit të tye gjenden në Japoni dhe prodhimi i tyre kufizohet në më pak se 1.000 tonë në vit. Çmimi mund të shkojë deri në 2.000 dollarë për kg, edhe pse kostoja e importimit shkon rreth 90 dollarë për kg.

Bagel në Westin Hotel – $1,000

Ky ushqim që “mban firmën” e Frank Tujague, është më i shtrenjti që mund të jetë shitur ndonjëherë. Arsyeja është se si garniturë përdoret krem djathi me zhardhok kërpudhe të bardhë, por edhe përbërës të tjerë të shtrenjtë.

Omleta “The Zillion Dollar Frittata” – 1.000 dollarë

Kjo omletë serviret si mëngjes në restorantin “Norma’s” (pronari i të cilit është shqiptar) që ndodhet në hotelin “Le Parker Meridien” në Neë York. Përbërësit e saj janë vezë, karavidhe dhe rreth 300 gr havjar Sevruga. Versioni i plotë i omletës është shitur rreth 12 herë gjithësej, ndërsa version më i vogël shitet rreth 50 herë në vit.

Bërxolla prej mishi Ëagyu – 2.800 dollarë

Ky lloj mishi viçi prodhohet në Japoni, kryesisht në krahinën Hyogo. Këtyre kafshëve (ëagyu) u jepen birra, ndërkohë që u bëhet edhe masazh nga njerëzit. 150 gr fileto të këtij mishi në Japoni kushtojnë rreth 50 dollarë, por në Craftsteak të Neë York-ut një pjatë e plotë me Ëagyu është servirur për $2800.

Samundari Khazan – 3.200 dollarë

Një restorant indian në Londër, për të festuar qarkullimin në DVD të filmit të vlerësuar me Oscar, “Slumdog Millionaire”, vendosi që të krijonte një pjatë me përbërësit më të shtrenjtë që mund të gjente për ftuesit e shfaqjes “Kush do të bëhet milioner?”. Kështu, “Samundari Khazan” përmban gaforre, truffle të bardhë, domate të mbushur me havjar Beluga,etj dhe është e zbukuruar me gjethe ari.

Pizza Royale 007 – 4.200 dollarë

Domenico Crolla është një shef skocez i cili krijoi Pizza Royale 007. Përbërësit e saj që bëjnë ccmimin kaq të pabesueshëm janë; karavidhe të marinuara në konjak, haviar i gatuar në shampanjë, salmon i tymosur nga Skocia, proshutë, balsam i vjetër, etj. Kjo picë shërbehet gjithashtu e zbukuruar me gjethe ari. Produkti nuk u preferua shumë, ndaj shefi e nxori në ankand në eBay dhe siç deklaroi, paratë u përdorën për bamirësi.

Shalqi Densuke – 6.100 dollarë

Ky lloj shalqiri i zi prodhohet vetëm në ishullin Hokkaido që ndodhet në Japoninë veriore. Nga vjeljet e vitit merren deri në dy duzina shalqinj, por përveç të qenurit i rrallë ky shalqi është edhe shumë i shijshëm. Një Densuke 7.7 kg është shitur 6.100 dollarë.

Pjepri Yubari – 15.000 dollarë

Pjeprat Yubari King janë një hibrid të dy llojeve pjepri. Ato prodhohen në një qytet të vogël të Japonisë, që quhet Hokkaid. Në një ankand në vitin 2008, u shitën për 2.5 milion yen.

Haviar Almas – 25.000 dollarë/kg

Haviari Almas është një lloj haviari shumë i rrallë që vjen nga Irani. I vetmi dyqan që njihet për shitjen e këtij produkti është Caviar House & Prunier në Picadilly të Londrës. Dyqani e vendos haviarin në një kuti ari 24 karatësh duke e bërë produktin të kushtojë $25,000. Nëqoftëse thjesht doni ta provoni, një kuti më e vogël shitet për 1,250$.

Truffle Alba të Bardha – $160,406

Zhardhokët e kërpudhave ose ndryshe truffles, janë të shtrenjta, por jo aq shumë sa versoni Italian alba i bardhë. Këtto zhardhokë janë shumë të vështirë për t’u kultivuar, gjë që shpjegon edhe çmimin stratosferik. Një herë një sasi prej 1.51 kg të tyre i është shitur $160,000 një çifti nga Hong Kongu.