10 truke të thjeshta që të dilni në fotografi si një modele e vërtetë/ Fotogaleri

Kuriozitete

ofopo

Pushimet po afrojnë dhe është e pashmangshme dëshira për të bërë sa më shumë foto në mënyrë që të shenjoni në kujtesë këto momente. Edhe pse duhet ta pranojmë që dëshira për të bërë sa më shumë foto, që në të vërtetë nuk mbetet vetëm në kufinjtë e dëshirës, është tashmë pjesë e përditshmërisë sonë. Dëshira për të ndarë me miqtë e familjarët sa më shumë momente nga dita, apo dhe kënaqësia e të marrrit sa më shumë like e komente dashamirëse, na shtyn gjithmonë e më shumë të jemi në objektivin e celularit ose aparatit fotografik. Por disa njerëz duket kanë lindur për të qenë gjithçka, veçse jo fotozhenikë. Edhe pasi përdorin 100 filtra të ndryshme, rezultati vazhdon të mos ju pëlqejë. Ajo që ju duhet nuk është grimi i rëndë, veshjet e shtrenjta apo ndonjë panoramë mbresëlënse nga pas, thjesht disa truke qëndrimi që do i zbuloni në fotot e mëposhtme.