10 histori motivuese nga personazhe të njohur

Kuriozitete

Shpesh mendojmë se personazhet e showbizit kanë një jetë perfekte, duke harruar faktin se para sukseseve të mëdha edhe ata janë hasur me vështirësi. Por ata nuk janë dorëzuar.

Prandaj nësë sot ndihesh pak i mëzritur dhe pa fat, fillo të reflektosh. Ja 10 histori nga personazhe të njohur që na mësojnë si të kthejmë dështimin në sukses.

  1. Stephen King

Romani i parë i Stephen King është refuzuar 30 herë, por ai nuk hoqi dorë nga shkrimi.

  1. Oprah Winfrey

Oprah Winfrey e ka ndarë me të gjithë fëmijërinë e saj të vështirë. Ajo ka jetuar në varfëri ekstreme, nën presion dhe e abuzar fizikisht dhe seksualisht. Sot është një nga gratë më të suksesshme në botë.

  1. Tom Cruise

Tom Cruise ka jetuar gjithashtu në varfëri. Përveҫ kësaj babai i tij ka ushtruar dhunë të vazhdueshme mbi të edhe për asryet më të vogla.

  1. Albert Einstein

Albert Einstein konsiderohet si gjeni dhe është një nga shkencëtarët më me famë falë teorive të tij shumë të rëndësishme. Po ai asnjëherë nuk ka qenë nxënës i mirë. Shpesh e linte mësimin dhe kopjonte shumë në teste dhe provime.

  1. Steve Jobs

Jobs, krijuesi i Apple është pushuar nga puna në kompaninë e tij. Ai u detyrua të pushohej nga puna në vitin 1985 pas një lufte me CEO-n e kompanisë, John Sculley. Pas kthimit të tij ai solli sërish Apple në jetë, pas një periudhe të errët në prag falimenti.

  1. Jonny Depp

Shëndeti i Jonny Depp ka qenë gjithmonë në rrezik. Ai është bërë përdorues i alkoolit dhe drogës që në moshë shumë të re. Por më vonë e kuptoi që kjo nuk ishte rruga që duhej të ndiqte. Tani emri i tij njihet në të gjithë botën si një nga aktorët më të mirë të Hollywood-it.

  1. Jim Carrey

Jim Carrey ka jetuar për një kohë shumë të gjatë në një furgon me babain e tij. Ata kanë qenë aq të varfër sa Carrey-t i është dashur të braktisë shkollën në moshën 15 vjeҫare për të punuar si roje dhe në një fabrikë këpucësh.

  1. Sylvester Stallone

Sylvester Stallone ka shkruar skenarin e Rocky në një nga momentet më të vështira të jetës të tij. Por Rocky sot konsiderohet si një nga filmat më të mirë të kinematografisë botërore.

  1. Michael Jordan

Michael Jordan është një legjendë. Por për të arritur famën që ka nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Është refuzuar disa herë sepse gjithmonë është konsideruar i shkurtër. Mund të mos jetë basketbollisti më i gjatë, por është një nga më të mirët.

  1. Walt Disney

Disney sot është një kompani që gjeneron miliarda dollarë. Por para këtij suksesi, Walt Disney ka deklaruar faliment si pasojë e mungesës të të ardhurave vetëm një vit pas hapjes të kompanisë të tij.

 

Kështu që kurrë mos e humbni shpresën. Jeta nuk është një problem për tu zgjidhur, por një dhuratë për tu shijuar.