10 gjërat që nuk mund të blihen kurrë me para

Kuriozitete

“Paraja nuk mund ta blejë lumturinë” është një thënie popullore që dëgjojmë rëndomë, por që jo shumë prej nesh e besojnë. Veçanërisht ata që kanë të ardhura minimale, besojnë se paratë janë çelësi i lumturisë, por e sigurtë që gjërat e mëposhtme nuk mund t’i blejnë.

1. Dashuria

Paratë mund të ecin krahë fuqisë edhe pushtetit, por nëse këto të fundit mund t’ju sigurojnë shumë gjëra, dashurinë e vërtetë nuk mund ta blejnë. Ndjenja nuk ka asnjë lidhje me tërheqjen ndaj parasë !

2. Paqja

Përpjekjet e vendeve në të gjithë botën për të vendosur paqe ka kushtuar më shumë para nga sa mund ta mendojë shumica. Paqja përfundimtare është diçka që vjen nga brenda. Paratë nuk mund të blejnë paqen e vërtetë.

3. Bukuria

Mund të bëni operacione plastike, të ndryshoni çdo pjesë të trupit, por bukuria e vërtetë është diçka që buron nga brenda. Vetë-pranimi dhe bukuria natyrore është shumë më e vlefshme.

4. Talenti

Ndërsa paratë mund t’ju sigurojnë shkollimin më mirë, talenti i vërtetë është një dhuratë që lind me ne dhe nuk mund të blihet në asnjë institucion shkollor apo akademik.

5. Koha

Mësimi për të shijuar çdo ditë dhe për të mos marrë asgjë të mirëqenë është diçka mbi të cilën paratë nuk kanë asnjë fuqi. Secili person duhet të jetë mirënjohës, pa marrë parasysh sa të pasur apo të varfër mund të jenë.

6. Mirësia

Njerëz të pasjellshëm ekzistojnë në të gjitha klasat e shoqërisë. Të qenët i pasur nuk mund t’ju bëjë të respektueshëm ose të sjellshëm. Mënyra si trajtoni njerëzit , thotë më shumë për ju sesa për personin tjetër

7. Sjellja

Paratë, veçanërisht duke i pasur ato në një moshë të re, mund të ndikojnë shumë në procesin e të menduarit të dikujt. Linjat midis të drejtës dhe të gabuarës mund të bëhen lehtësisht të paqartë kur keni gjithçka që dëshironi. Paratë nuk mund t’i blejnë sjelljet e mira.

8. Miqtë

Shokët që ju gjenden pranë , pa marrë parasysh se çfarë keni, miqtë e vërtetë, që ju vlerësojnë për atë ç’ka jeni, nuk mund t’i bleni me pasurinë tuaj.

9. Pranimi

Disa nga njerëzit më të pasur nuk janë aspak të lumtur. Ata shpenzojnë miliona para për shtëpi, makina, veshmbathje, kirurgji dhe gjëra të tjera për t’u ndjerë më mirë, por paratë nuk mund ta blejnë vetë-pranim ose vetëvlerësimin për veten.