10 gjërat që një fëmijë duhet të mësojë, për të qënë një njeri më i lumtur!

Kuriozitete

Pastrimin
6.Pastrimin.
Rregulli dhe higjiena janë të domosdoshme për jetën e çdo njeriu. Përveç arsyeve praktike, të tilla si udhëheqja e një jete të shëndetshme, pastrimi ndihmon që proceset mendore të jenë më të strukturuara dhe të organizuara. Në Japoni, pastrimi i klasës dhe shkollës është pjesë e arsimit shkollor.

Sensin e orientimit
7.Sensin e orientimit.
Inkurajimi i zhvillimit të ndjenjës së drejtimit të fëmijës është i mirë për trurin e tyre dhe do t’i ndihmojë ata që të lëvizin më lehtë kudo që janë. Një studim zbulon se ka një GPS të brendshëm që krijon rrjete në neuronet tona që, siç mësojmë, ushqejnë ndjenjën e drejtimit dhe ndihmojnë trurin të planifikojë rrugët, duke përmirësuar procesin e marrjes së vendimeve.

Gatimin

8.Gatimi.

Duke gatuar me fëmijën, ju zhvilloni mardhënien e tyre me ushqimin. Nëse ju i përfshini ata në përgatitjen e ushqimit, ata do të jenë më të kujdesshëm kur ushqehen dhe kanë më pak shanse që të konsumojnë ushqime të paketuara dhe të pashëndetshme. Thjesht duke ndjekur një recetë, ata do të mësojnë rëndësinë e të ndjekurit të instruksioneve dhe do të eksplorojnë çdo përbërës me shqisat e tyre. Tregoji atyre se si gatuhet çdo ushqim dhe nëse fëmija është ende shumë i vogël, filloni me gjëra të thjeshta për të shmangur aksidentet.

Perdotrimin e parave
9.Përdorimi i parave.
Ndërkohë që ne rritemi, përgjegjësitë financiare rriten dhe nëse ne nuk jemi të përgatitur, ne do të bëjmë gabime. Është e rëndësishme t’i mësoni fëmijës tuaj që paratë janë një mjet dhe duhet t’i mësoni atyre ta shpenzojnë me zgjuarsi.

Komunikimin me ndjenjat

10.Të komunikojnë ndjenjat e tyre.
Nuk ka gjë më të mirë të qënurit i lumtur gjatë të gjithë kohës. Disa situata krijojnë emocione të pakëndshme që ne nuk mund t’i shmangemi. Mësimi i fëmijës që nga mosha e hershme si t’i identifikojnë këto ndjenja dhe t’i komunikojnë ato është diçka që ata do të të falenderojnë përgjithmonë. Inteligjenca emocionale do të lejojë fëmijën tuaj të marrë vendime dhe të reagojë në mënyrë të përshtatshme në situata komplekse.

Bonus
Bonus: Mësoje atë të relaksohet.
Në shkolla fëmijëve u mësohet që të kenë arritje akademike të shkëlqyera, të kryejnë detyra dhe të jetojnë me njerëz të tjerë. Prindërit duhet t’u mësojnë atyre për rëndësinë e marrjes së një pushimi dhe si të gjejnë momente për të luajtur dhe për tu liruar nga tensionin. Ka teknika të ndryshme të relaksimit që e gjithë familja mund të praktikojë për të krijuar një mjedis të qetë në shtëpi. Kjo do të reduktojë nivelet e tyre të stresit dhe mundësinë e vuajtjes së sëmundjeve që lidhen me stresin.

Cila nga këto mësime është më e rëndësishmja sipas mendimit tuaj? A do të kishit dashur të fitonit disa prej tyre në një moshë më të re?