Sipas një studimi nga Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin që shtimi në peshë shkurton jetën dhe obeziteti rrit shancet për vdekje të hershme.
Shkencëtarët analizuan të dhëna të marra nga 189 studime që përfshinin studimin e indeksit të masës trupore dhe shkallës së vdekjes së 14 milionë njerëzve për 14 vite.
Pasi analizuan shifrat, hulumtuesit shkencorë panë se vetëm 19% e burrave me indeks normal të peshës kishin vdekur para moshës 70-vjeçare, ndërsa 66% e tyre obezë kishin vdekur para se të kapnin të 70-at.
1 në 3 burra të përfshirë në këtë kategori nuk arritën të jetonin deri në ditëlindjen e tyre të 70-të.
Duhet theksuar se personat që humbën jetën para kësaj moshe nuk e kishin shumë të theksuar obezitetin, çka e bën edhe më alarmante situatën.
Kur një person fillon të shtojë në peshë, dhjami futet në çdo pjesë të trupit, si në bark, në pankreas, mëlçi dhe veshka. Dhjami në zonën e barkut është shumë i dëmshëm pasi ai ndërhyn në mënyrën se si trupi tret ushqimet e tjera që hani apo pini.
Kjo mund të çojë në shfaqje të diabetit, të tensionit të lartë, në rritje të nivelit të kolesterolit, rritje të triglicerideve etj.
Nëse keni një nga simptomat e sipërpërmendura, duhet të tregoheni më të kujdesshëm pasi sinjalizojnë për sëmundje më të rënda, që shkaktojnë vdekje të parakohshme, si diabeti apo problemet e zemrës.
Për të parandaluar këto sëmundje, duhet të ndiqni një dietë sa më të shëndetshme