Përpiquni t’i gjeni përpara se të shihni përgjigjet në fund.
1- Imagjinoni sikur jeni në një dhomë që nuk ka dalje, nuk ka dyer as dritare as asgjë, pra është e mbyllur në të gjitha anët. Si mund të largoheni nga aty?
2- Një njeri gjendet në një dhomë, e cila ka vetëm dy dalje: dy dyer. Dera e pare është e konstruktuar në mënyrë të tillë që rrezet e Diellit aty shkrijnë çdo gjë pranë saj. Ndërsa tek dera e dytë gjendet një dragua i cili posa hapet dera shkëmben zjarr. Si arrin të largohet nga aty njeriu që gjendet brenda?
3- Jeni në një garë, ndërsa e kaloni personin që ishte në vendin e dytë. Në cilin vend jeni?
4- Nëse personi i verbër dëshiron të blejë syze të diellit, si ia shpjegon këtë shitësit?
5- Disa muaj kanë 30 ditë, disa 31. Sa muaj kanë 29?
6- Cila fjalë në fjalor shkruhet gabim?
7- Sa kafshë futi në varkën e tij Moisi?
8- Çfarë është një gjë më e lehtë se pupla, por as njeriu më i fortë nuk mund ta mbajë për më shumë se një minutë?
Përgjigjet e pyetjeve:
1- Ndaloni së imagjinuari.
2- Prit sa të bjerë nata dhe dilni nga dera e parë.
3- Nëse kaloni personin e dytë, dmth që keni zënë vendin e tij, pra jeni në vendin e dytë
4- Ja shpjegon me fjalë.
5- Të gjithë muajt kanë 29 ditë.
6- Fjala gabim.
7- Asnjë. Ishte Noah ai qe futi kafshët në varkë.
8- Fryma.