Mënyra si e shihni këtë figure tregon disa tipare të karakterit tuaj

Kuice

Si e shikoni figurën e mësipërme? Njeriu po qëndron brenda, jashtë, apo edhe brenda edhe jashtë shtëpisë?

Njeriu është brenda shtëpisë:

Ju jeni person që shmangni gjithmonë konfliktet. Ju mundoheni të gjeni mënyrën më të qetë për të komunikuar me njerëzit. Keni një temperament kompleks. Njerëzit nuk mund t’ju lexojnë dot, por ka disa të tillë që ju kuptojnë menjëherë.

Njeriu është jashtë shtëpisë:

Ju jeni person që vlerësoni sinqeritetin. Ky është prioritet për jetën tuaj dhe nuk ju intereson çfarë të tjerët mendojnë mbi këtë, sepse shumica e njerëzve nuk pranojnë të dëgjojnë të vërtetën. Për këtë arsye keni shumë miq dhe gjithashtu edhe armiq.

Nuk dëshironi të jeni të varur nga të tjerët. Ju ecni me parimin “Bëje mirë, bëje vetë”. Pa marrë parasysh këtë, e vlerësoni punën në grup dhe bashkë me to të arrini të plotësoni qëllimin.

Njeriu është edhe brenda edhe jashtë shtëpisë:

Ju jeni një njeri tepër kreativ dhe origjinal. Imagjinata juaj është vazhdimisht aktive dhe mbi të gjitha mundoheni që edhe shoqëria juaj ta përdorë të tyren. Keni një sens fantastik humori dhe jeni shpirti i festës. Jeni person detajist. Shoqëria e di që mund t’ju besojë dhe mbështeten lehtë tek ju kur kanë nevojë.