Të gjithë e kemi diçka që na godet dhe na bën të ndihemi keq, por nuk duam që të tjerët ta dinë për frikën tonë. Ky test është projektuar për t’ju ndihmuar të vlerësoni cila është dobësia juaj në marrëdhënie, kështu mund të dini çfarë ju pengon të jetoni një raport të shëndetshëm dhe të dashur.
Shikoni nga afër këtë imazh dhe përgjigjuni: çfarë shihni në fillim? Mos u mendoni shumë, tregoni përshtypjen tuaj të parë.
Nëse keni parë:
Zogjtë
Nëse keni parë zogjtë në fillim, jeni një person që zakonisht e ka kokën mes reve. Nuk mund të bëni ndryshe keni një personalitet ëndërrimtar dhe s’keni ndërmend të dorëzoheni.
Të jesh një ëndërrimtar do të thotë që e shihni botën në një mënyrë të veçantë dhe kjo është një dhuratë e vërtetë. Kapaciteti juaj për të trasnfromuar botën në një vend të sigurt është një dhuratë që nuk e kanë të tjerët.
Të qenit pranë jush, të ndash qasjet tuaja të veçanta, i bën njerëzit e tjerë të ndihen të veçantë. Për t’u lidhur krejtësisht në një marrëdhënie romantike, duhet të dini të ulni shpatat dhe të afroheni ngadalë e me mirësjellje.
Mbajtja e distancave është një mënyrë e mirë për të njohur kompleksitetin e ndëvreprimeve humane, por mund ta bëjë të vështirë krijimin e një marrëdhënieje romantike plot ngjyra.
Gruan e trishtuar
Nëse ju ka tërhequr vëmendje gruaja e trishtuar kur keni parë këtë foto, do të thotë që jeni një person i tërhequr dhe i shikoni interaksionet sociale në distancë. Për shkak të ndrojtjes ose frikës së refuzimit, diçka që ju e njihni mirë, personave pranë jush u duhet shumë punë për të thyer guaskën dhe për t’ju bërë të flisni. Nuk doni t’i largoni të tjerët, por që gjithsesi e bëni.
Jeni një person i udhëhequr nga ambiciet tuaja profesionale. Që kur ishit të vegjël e dinit se ç’donit të bënit në jetën tuaj dhe edhe pse keni pasur shumë mundësi të ndryshoni që atëherë, vendosmëria juaj për të arritur objektivat që i keni vënë vetes, nuk ka ndryshuar.
Bëni maksiumin për të marrë atë që dëshironi nga ana profesionale dhe kënaqeni në çdo hap. Është bukur të shpërblehesh, por jeni aq të përqëndruar në objektivat tuaja sa mund të humbni mundësinë të lejoni të tjerët të futen në jetën tuaj, sidomos në fushën romantike. Me energjinë dhe punën tuaj të madhe, s’ka dyshim që do të arrini atë që dëshironi kështu që sigurohuni ta vendosni mendjen në kërkim të dashurisë, nëse kjo është vërtet e rëndësishme për ju.
Fytyra e fshehur
Nëse ju ka tërhequr vëmendjen fytyra e fshehur kur patë këtë imazh, tipi juaj është gjithmonë dy hapa para të tjerëve. Shpesh provoni të mendoni për gjëra që të tjerët s’i mendojnë dhe ju pëlqen të keni gjithçka nën kontroll.
Punoni shumë për t’u siguruar që gjithçka në jetën tuaj të jetë perfekte dhe e kaloni pjesën më të madhe të kohës duke bërë ç’të mundeni, për të mbajtur nën kontroll kaosin dhe stresin.
Të qenit të planifikuar dhe të organizuar nga natyra, e bën jetën tuaj më pak stresante, por kur është fjala për dashurinë, nuk është gjithmonë e këshillueshme të planifikoni gjithçka.
Përpiquni t’i rezistoni tundimit për të kontrolluar dhe programuar ndjenjat tuaja për sa i përket marrëdhënieve të dashurisë në të njëjtën mënyrë me të cilën kontrolloni dhe programoni pjesën tjetër të jetës suaj.
Dashuria është një fushë në të cilën duhet të hiqni dorë nga një nivel i caktuar kontrolli, nëse ajo që prisni është të ndërtoni diçka që do t’i rezistojë vërtet provave të kohës.