Gaforrja
Gaforrja, shenja e ujit që drejtohet nga planeti i Mërkurit. Deri në marsin e 2019-s do të ndiheni sikur gjërat gjithmonë vonohen për ju. Fillimi i vitit do të jetë një provë e rëndësishme për karakterin tuaj. Këtë vit do të përballeni me detyrimet tuaja dhe do të ndërmerrni angazhime afatgjata. Vendimet e marra gjatë periudhës 15 janar-2 shkurt do të ndikojnë shumë në pjesën tjetër të vitit. Gaforret e kanë për zakon të mos përballen me të tjerët sy më sy e më pas vënë në dyshim rolin e tyre në këtë jetë. Mos harroni se nuk ju leverdis të rrini duke gjykuar veten e duke gjetur të metat tuaja. Saturni do të kalojë në shenjën tuaj duke kufizuar kështu buxhetin. Arsyeja mund të jetë shtimi i detyrimeve ose një investim që keni bërë. Periudha maj-korrik mund të shënojë një ndryshim në sferën e ndjenjave. Do të kuptoni se disa njerëz që keni pranë s’ju bëjnë mirë dhe do të ndryshoni drejtim. Gushti dhe shtatori janë të favorshëm për takime dhe mundësi të reja. Shumë nga ju do të vendosin se puna që bëjnë aktualisht duhet të ndryshojë dhe të marrin një pozicion të ri, pasi s’po marrin atë çka kërkojnë. Nëse do t’ju shfaqet një problem shëndetësor, me siguri nuk është krijuar rishtazi, por i përket së kaluarës. Gjatë tetorit dhe nëntorit do të keni probleme në ekuilibrin e dietës suaj, prej së cilës duhet të hiqni disa ushqime të dëmshme.
Luani
Luani, shenja që drejtohet nga Dielli dhe shenja e zjarrit. Të gjitha zhvillimet në jetën tuaj personale ndodhin gjatë periudhës fundqershori e deri në fillim të tetorit. Pikërisht në këtë kohë keni më shumë energji dhe entuziazëm. Këtë vit do t’ju jepet mundësia të shtoni kursimet, të fitoni më shumë falë punës që bëni. Shtatori dhe tetori janë muajt më të favorshëm për ortakëri të reja dhe në përgjithësi për financat tuaja. Gjatë janarit dhe shkurtit do të njihni njerëz të rinj, të cilët do të kenë ndikim të madh në jetën tuaj personale. Duhet të bëheni pjesë e jetës sociale, të merrni pjesë në aktivitete apo të futeni në rrethe të ndryshme. Për sa i përket karrierës, nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, por kjo s’do të thotë se nuk do të rriteni profesionalisht. Maji mund të sjellë ndryshime, por që më së shumti kanë të bëjnë me udhëtimet. Gjashtë muajt e dytë të vitit janë më të mirë se të parët. Në përgjithësi, të lindurit në këtë shenjë vuajnë nga sistemi tretës dhe pikërisht për atë duhet të kujdesen. Të lindurit në gusht duhet të ruhen nga infeksionet e ndryshme dhe nga ftohjet.
Virgjëresha
Virgjëresha, shenja e Tokës drejtohet nga planeti i Mërkurit, i cili simbolizon ndryshimin. Shenjat me të cilat të lindurit në këtë shenjë shkojnë janë Bricjapi, Akrepi, Gaforrja dhe Demi. 2019 ka të gjitha elementet për të qenë një vit i veçantë, si në aspektin e rritjes personale, por edhe për marrëdhëniet. Kini besim në vetvete nëse doni të bëni përpara në jetë. Ju këshillojmë t’i lejoni personat e rinj të bëhen pjesë e jetës suaj pa u ndier të kërcënuar dhe mësoni t’u bëni vetë ballë gjërave. S’keni pse frikësoheni nga të tjerët, konsiderojeni veten si pjesë e skuadrës. Në fillim të prillit mund të lidhni një ortakëri, e cila me pak fat, do të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm personal. Lexoni gjithçka përpara se të firmosni, sidomos gjatë gushtit. Në aspektin e ndjenjave parashikohen shumë surpriza dhe të papritura. Priten ndryshime. Për momentin ju tërheqin njerëzit që janë shumë ndryshe nga ju, prandaj do të zini miqësi të reja. Romancat janë të favorizuara gjatë majit. Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, mos qëndroni në vendet tuaja të zakonshme, por udhëtoni. Eklipsi diellor i datës 14 tetor do të shënojë një ditë të veçantë për ju. Shumë nga ju do të bëjnë dy punë këtë vit dhe për rrjedhojë, do të shpërbleheni mirë edhe nga ana financiare. Sa herë që Jupiteri është në shenjën tuaj, edhe ju jeni më të shëndetshëm, sepse pikërisht ky planet ju tundon ndaj ushqimeve jo shumë të shëndetshme. Shtimi në peshë është i pashmangshëm. Kërkohet një regjim i rreptë duke filluar që nga muaji maj.
Kliko këtu për shenjat e tjera!