Shenjat më komplekse të horoskopit: Nuk do arrini t’i kuptoni kurrë!

Horoskopi

shenja komplekse
Astrologët thonë se me 4 shenjat e mëposhtme e keni të vështirë të merreni vesh.
Gaforrja– njihet ndryshe edhe si nje nga shenjat që ndryshojnë më shumë. Ajo përjeton keqkuptime edhe për shkak se shenjat e tjera nuk ia ndjekin dot ndryshimin e papritur emocional dhe nuk ia kuptojnë si e ka humorin.

Akrepi – e adhuron intimitetin, dhe kërkon t`i mbajë informacionet për vete. Janë të mbështjellë në mister. Të lindurit e kësaj shenje e kanë vetë tendencën që të mos kuptohen, duke krijuar situata të pakuptimta.

Bricjapi– nuk kërkon gjithmonë të integrohet. Për këtë arsye, në disa situata, mund edhe të mos kuptohet siç duhet nga ata rreth e qark tij. Sidomos nëse këta persona nuk janë të një niveli të lartë inteligjence. 

Ujori– e sheh botën ndryshe nga të tjerët. Idetë e tyre janë zakonisht unike, sepse kanë një “gjuhë” të vetën. Kanë mënyrën e vet të të menduarit dhe nuk i justifikohen njeriu.