Nëse i besoni verbërisht horoskopit, në këtë artikull do zbuloni një të vërtetë të madhe: me cilën nga shenjat s’do t’ju ecë fare në dashuri.
Demi dhe Ujori
Këto dy shenja janë kaq të vendosura në rrugën e tyre saqë do të jetë e vështirë për njërin të përfshihet në nevojat dhe kërkesat e tjetrit. Demët duan stabilitet ndërsa Ujorët jo! Demi ka tendencën të jetë jashtëzakonisht posesiv, gjë e cila nuk kombinohet fare me shpirtin e lirë të Ujorit.
Peshorja dhe Bricjapi
Natyra kontrolluese e Bricjapit do të përfitojë nga zemërgjërësia e Peshores. Ndonëse kjo dyshe është kaq e kundërt, mund të ketë një shans të dytë në rast se të dyja palët e duan vërtet shumë këtë lidhje.
Virgjëresha dhe Luani
Luani pëlqen të shpenzojë para ndërsa Virgjëresha të kursejë. Shumë marrëdhënie marrin fund për shkak të problemeve monetare. Natyra ekstravagante e Luanit patjetër që do të përplaset me anën konservatore dhe të qetë të Virgjëreshës.