Dashi: Këtë javë mund të mbështeteni te Venusi, i cili do të vazhdojë ta favorizojë shenjën tuaj, duke ju dhuruar emocione të bukura dhe shumë pasion. Fundjava do të jetë romantike, pasi edhe Hënën do ta keni aleate. Në aspektin profesional do të keni raste të shumta për sukses, por nuk do të mungojnë edhe përgjegjësitë. Bëni kujdes, sepse të martën dhe të mërkurën mund të hasni ndonjë pengesë.
Demi: Java do të fillojë bukur me Hënën në anën tuaj, e cila do t’ju dhurojë fat dhe të gjithë mbështetjen e nevojshme për të zgjidhur një çështje të mbetur pezull. Bëni kujdes të enjten dhe të premten, sepse Hëna tekanjoze, e vendosur tashmë në pozicion të pafavorshëm, mund të ndikojë që të jeni në humor të keq dhe të keni tensione me partnerin. Mos u hidhëroni dhe lejojini vetes ndonjë kënaqësi.
Binjakët: Erdhi më në fund momenti juaj. Venusi dhe Mërkuri në kombinim me njëri-tjetrin do të ndikojnë që kjo javë edhe ajo që pason të jenë shumë pozitive. Mund të keni takime interesante që më vonë do të kthehen në miqësi të rëndësishme. Kush është në çift do ta gjejë gjuhën e përbashkët me partnerin, ndërsa për beqarët e marta dhe e mërkura do të jenë ditë fatlume. Në fundjavë do të ndiheni paksa nervozë.
Gaforrja: Tashmë e keni kuptuar se ky do të jetë një vit i vështirë për ju, por mos u shqetësoni, sepse në javët në vazhdim do të mund ta merrni veten. Mjafton të tregoheni të duruar. Ndërkohë, të hënën, të enjten dhe të premten Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj. Përpiquni që të martën dhe të mërkurën t’u shmangeni debateve me partnerin, sepse situata mund të tensionohet.
Luani: Më në fund Venusi është kthyer nga shenja juaj. Me planetin e dashurisë në anën tuaj do të mund të sistemoni të gjitha çështjet e mbetura pezull me partnerin, duke diskutuar më në fund pas shumë kohësh me qetësi. Edhe në aspektin profesional pritet të merrni lajme të mira, veçanërisht të martën dhe të mërkurën. E enjtja dhe e premtja nuk do të jenë ditë fort të mbara, sepse Hëna nuk ju favorizon.
Virgjëresha: As Venusi, as Mërkuri nuk do të jenë në krahun tuaj gjatë kësaj jave. Do të krijohen tensione si në punë edhe në jetën personale. Veçanërisht fundjava parashikohet të jetë e vështirë. Nëse mundeni, shtyjini për më vonë diskutimet e rëndësishme, në mënyrë që të shmangni mosmarrëveshjet. Në fillim të javës, gjithsesi, Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj.
Peshorja: Kjo do të jetë një javë vërtet me fat për të lindurit e kësaj shenje. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë shumë të mbara, pasi Hëna do t’ju favorizojë. Në punë do të merrni lajme të mira, edhe me partnerin do të kaloni çaste plot pasion. Në fundjavë do të mbizotërojë romantizmi, kurse për beqarët parashikohen surpriza shumë të bukura.
Akrepi: Pas një periudhe prove, gjatë së cilës i kishit kundër edhe Venusin, edhe Mërkurin, më në fund do t’ju kthehet qetësia. Tani mund të merrni frymë të lehtësuar dhe do të kuptoni se do ta keni më të lehtë nëse do t’i zgjidhni problemet me radhë. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me shumë fat. Përfitoni nga fakti që Hëna ju favorizon.
Shigjetari: Gjatë këtij viti ju do të jeni protagonistë, por ama javët në vazhdim do të rezultojnë të vështira. Mos u dëshpëroni nëse do të shikoni se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç do të donit, sepse në fund do të dilni gjithsesi fitimtarë. Për momentin do t’ju duhet të duroni ndikimin negativ të Venusit, që do të krijojë tensione në çift, si edhe të Mërkurit që jua vështirëson komunikimin me të tjerët.
Bricjapi: Edhe pse me vështirësi, do të mundeni gjithsesi që gjatë kësaj jave të vilni frytet e punës suaj. Lodhja që ndieni për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Marsit do t’jua ndërlikojë situatën. Për fat, Hënën do ta keni aleate, sidomos gjatë ditëve të hënë, të enjte dhe të premte. Falë ndikimit të saj pozitiv do të mund t’i kapërceni vështirësitë në aspektin profesional.
Ujori: Më në fund do të kthehet qetësia në jetën tuaj sentimentale. Venusi do t’ju buzëqeshë sërish dhe tensionet me partnerin pak nga pak do të jenë një kujtim i largët për ju. Mërkuri ju favorizon takime të rëndësishme që nuk duhet t’i humbisni, sidomos në fundjavë. Të martën dhe të mërkurën mund të keni të reja interesante në aspektin profesional.
Peshqit: Venusi në pozicion të pafavorshëm do t’ju krijojë vështirësi në lidhjen tuaj sentimentale. Do të keni zënka dhe mosmarrëveshje me partnerin. Bëni kujdes sidomos ditën e hënë, sepse situata mund të tensionohet së tepërmi. Edhe në punë do të hasni vështirësi dhe pengesa. Ditët me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja.