Këto janë 5 shenjat më nevrike të horoskopit: Bëni kujdes!

Horoskopi

Akrepi: Personat e shenjës së Akrepit duan të jenë të drejtë. Ata mbajnë mëri dhe nuk e lënë diçka të kalojë pa u vënë re. Mund të jenë edhe agresivë kur janë me nerva, prandaj kini kujdes. Mos harroni, se një Akrep mund t’ju mbajë inat edhe gjatë gjithë jetës.

Shigjetari: Shigjetarët nuk janë të rrezikshëm kur janë me nerva, por ata nuk lënë gjë pa ju thënë. Si një shenjë zjarri, ata shpërthejnë keq kur janë me nerva. Pasi qetësohen Shigjetarët kërkojnë falje nëse e kuptojnë se e kanë ekzagjeruar.

Bricjapi: Bricjapët e kanë situatën nën kontroll dhe janë të përgjegjshëm. Ata zakonisht nuk kanë shpërthime emocionale, por ndonjëherë zemërimi i tyre ju merr pjesën më të mirë që kanë. Bricjapët drejtojnë kritikat e tyre drejt personit të parë që ju del, kur janë me nerva. Ata janë jashtëzakonisht mospërfillës dhe fajësojnë të tjerët.