Këto janë 5 shenjat më nevrike të horoskopit: Bëni kujdes!

Horoskopi

stresikut
Të gjithë e dimë që nuk duhet t’i flasim dikujt nëse vërtet është me nerva. Por për disa njerëz, kjo shprehje vlen më tepër se për disa të tjerë. Falë shenjave të horoskopit do të mësoni se Demin, Luanin, Akrepin, Shigjetarin dhe Bricjapin, nuk duhet t’i ngacmosh kur janë me nerva dhe ja përse:

Demi: Personat e shenjës së Demit, njihen për durimin që kanë ndaj gjërave të ndryshme, por kur arrijnë limitin nuk duan t’’ia dinë. Ata e humbin kontrollin kur kanë arsye të vlefshme, pra duhet të ketë ndodhur diçka e rëndësishme. Thonë se nuk qetësohen shpejt.

Luani: Luanët janë dramatikë dhe dominantë. Kur janë të nevrikosur, ata besojnë se kanë të drejtë. Këta persona nuk kanë frikë të përdorin fyerjet, kur janë të zemëruar me dikë. Ndonjëherë edhe e ekzagjerojnë me zemërimin e tyre. Ata kurrë nuk do ta pranojnë gabimin dhe nuk kërkojnë falje.