Luani
Mënyra si flisni, visheni, qeshni apo qëndroni ju veçon në mesin e të gjithëve. Njerëzit presin gjëra të mëdha nga ju dhe vlerësojnë energjinë si dhe forcën për të kapërcyer çdo problem. E keni të pamundur të mos merrni rolin e liderit kudo ku ndodheni. Në disa raste ama i bëni të tjerët të mendojnë se jeni shumë më ambiciozë se ç’duhet, të ftohtë dhe gati- gati egoistë.
Virgjëresha
Të tjerët ju besojnë çfarëdolloj pune pasi kanë krijuar përshtypjen që analizoni gjithçka në detaje (jo se nuk ndodh). Njerëzit vijnë te ju kur kanë nevojë të vendosin ekuilibrat në jetë dhe të marrin një mendim të mirëargumentuar. Kushdo ka besim në përzgjedhjen që ju u bëni rrobave, librave apo shfaqjeve në teatër. Në përgjithësi ama i vendosni vetes shumë barriera dhe njerëzit mendojnë se jeni tepër të ftohtë
Peshorja
Konsideroheni njerëz shoqërorë dhe të mirëkuptueshëm. I bëni të tjerët të ndihen mirë, i kuptoni, nuk i paragjykoni kurrsesi dhe jeni krejt pa komplekse. Megjithatë, për disa persona, nisur nga kryelartësia dhe vetëbesimi që mbartni në vetvete jeni djalli dora vetë.
Akrepi
Njerëzit kanë gjithmonë interes të dinë se cili është mendimi juaj për një çështje të caktuar. Është misteri që ju mbështjell ai që i intrigon të tjerët. Ata tërhiqen nga sensualiteti juaj dhe fantazojnë vazhdimisht sikur t’ju kishin në krah. Ia dilni t’i motivoni të tjerët, t’u ktheni humorin ama shpesh edhe i zhgënjeni, bëni premtime që s’i mbani kurrë.