Ja çfarë ka rezervuar fundi i korrikut për të gjitha shenjat…

Horoskopi

Dashi
Duhet të bëni edhe pak durim. Më në fund Venusi ditën e diel do të kalojë në shenjën tuaj, duke shënuar kështu fillimin e një periudhe të qetë sentimentale. E hëna, e marta dhe e mërkura do të jenë ditët më me fat të javës me Hënën të kthyer nga shenja juaj. Edhe në aspektin profesional parashikohet se do të merrni lajme të mira.

Demi
Mërkuri nuk do t’ju bëhet më pengesë dhe që nga dita e enjte do t’ju kthehet sërish buzëqeshja. Gjatë kësaj periudhe pritet që të merrni lajme të mira, sidomos në aspektin profesional. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me shumë fat, pasi Hëna e kthyer nga shenja juaj do t’ju dhurojë emocione të bukura në aspektin sentimental.

Binjakët
Përpiquni të shfrytëzoni në maksimum pjesën e parë të javës, sidomos në aspektin profesional, pasi duke filluar që nga dita e enjte planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të pafavorshëm dhe mund të hasni pengesa në rrugën tuaj. Në fundjavë do të keni shumë fat, pasi Hëna do t’ju favorizojë. Kurse të dielën Venusi do të bëjë të mundur që dashuria të jetë në plan të parë.

Gaforrja
Ditën e enjte mund të merrni lajme të mira në aspektin profesional, edhe pse nuk e prisni. Prandaj mos u shqetësoni nëse në ditët e para të javës gjërat nuk duken të shkojnë fort mirë. Së shpejti gjithçka do të marrë rrugën e zgjidhjes. Venusi i kthyer nga shenja juaj vazhdon t’ju ndihmojë në aspektin sentimental. Këtë herë do të keni në krah personin e duhur për ju.

Luani
Ditën e enjte Planeti Mërkur do ta braktisë shenjën tuaj për t’u kthyer nga ajo e Virgjëreshës. Mos humbisni kohë, por shfrytëzojini ditët e para të javës për të sistemuar çështjet e mbetura pezull në aspektin profesional ose për të vendosur lidhjet me kontaktet e rëndësishme. Ditën e diel Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe gjithçka do të shkojë mirë në fushën e ndjenjave.

Virgjëresha
Këtë javë planeti Mërkur do ta braktisë shenjën e Luanit për t’u kthyer nga shenja juaj. Kjo do të jetë një periudhë e mbarë për sa i përket marrëdhënieve me të tjerët si në nivelin profesional edhe në atë personal. Shumë shpejt mund të merrni lajme të mira dhe do t’ju ofrohen mundësi të shumta. Edhe dashuria do t’ju buzëqeshë, pasi Venusi do t’ju dhurojë shumë pasion.

Peshorja
Bëni durim edhe këtë javë dhe shumë shpejt vuajtjet e dashurisë do të marrin fund. Ditën e diel planeti Venus do të kthehet nga shenja juaj dhe ju me partnerin do t’i lini pas krahëve zënkat e këtyre javëve të fundit. Por ndërkohë do të kaloni tri ditë të vështira, të hënën, të martën dhe të mërkurën, pasi Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm.

Akrepi
Duke filluar që nga dita e enjte, planeti Mërkur nuk do të jetë më pengesë për shenjën tuaj, sidomos në aspektin profesional. Më në fund, pas mundimesh të shumta, fati do të jetë në anën tuaj dhe do të gëzoni suksesin e merituar. Bëni kujdes, pasi aty nga mesi javës Hëna e kthyer në pozicion të pafavorshëm mund të ndikojë që të ndiheni të lodhur.

Shigjetari
Do të hasni pengesa në realizimin e synimeve tuaja, pasi ditën e enjte planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të pafavorshëm. Por mos u shqetësoni, sepse Jupiteri ju garanton sukses për planet afatgjata. Të shtunën dhe të dielën mund të ndiheni disi të tensionuar për shkak të pozicionimit të Hënës. Ngushëllojeni veten me një darkë të këndshme.

Bricjapi
Vuajtjeve tuaja do t’u vijë fundi dhe do të vijojë një periudhë qetësie. Ditën e diel Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Mjafton që të bëni pak durim dhe shumë shpejt problemet sentimentale do të jenë veçse një kujtim i largët. Edhe në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira, sidomos duke filluar nga dita e enjte.

Ujori
Pritet që këtë javë të merrni lajme të mira dhe të këqija. Lajmi i mirë është se ditën e enjte planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe më në fund do të gjeni paqe, të paktën në aspektin profesional. Lajmi i keq është se duke filluar nga dita e diel Venusin nuk do ta keni më aleat dhe do të keni tensione në marrëdhënien në çift.

Peshqit
Ditën e enjte planeti Mërkur nuk do t’ju favorizojë më, duke shënuar kështu fillimin e një periudhe të vështirë për sa i përket aspektit profesional. Do ta keni të vështirë të gjeni rastin e duhur dhe kontaktet e duhura. Për fat, do t’ju ngrihet humori, pasi gjithçka do të shkojë mirë në sferën e dashurisë. Do të keni pranë vetes një njeri vërtet të veçantë për ju.