Ja çfarë duhet të bëjë çdo shenjë, për të patur një vit të suksesshëm!

Horoskopi

SHIGJETARI/ Kjo është koha që t’i përkushtohesh më shumë vetes. Nuk ka nevojë të jesh kudo. Miqve, kolegëve dhe të njohurve të tu do u mungosh më shumë në këtë mënyrë. Duhet të transformosh jetën tënde shoqërore në mënyrë që të ta ndiejnë mungesën, po aq sa të vlerësojnë prezencën.

BRICJAPI/Punë apo qejf? Je kaq i ndershëm, sa është e vështirë të kuptosh nëse je vetvetja, apo hiqesh i tillë. Këtë fundvit përqendrohu tek vetja dhe tek asgjë tjetër.

UJORI/ Të gjithë kemi emocione, sigurisht edhe Ujori. Ndaj, nuk ka asgjë të gabuar nëse qan. Lëre veten të lirë dhe shfryu, kështu do kesh lënë për vitin e vjetër të gjitha gjërat e papëlqyeshme, duke e nisur 2019-ën me pozitivitet.

PESHQIT/ Nga se keni frikë? Duhet ta pranoni se në fshehtësi doni të jeni protagonistë të festës. Viti i ri pritet të sjellë miqësi të tjera. Hapeni zemrën për fillime të reja.