LUANI/ Bëj gjithçka që të bën mirë për mendjen, trupin dhe shpirtin. Kjo nuk do të thotë që duhet të vraposh në palestër çdo ditë. Nis diçka të vogël: bëj diçka që të bën të ndihesh mirë brenda dhe jashtë. Viti 2019 do jetë një vit rinovimi si nga brenda dhe nga jashtë.
VIRGJËRESHA/ Seriozisht, kur ka qenë hera e fundit që je zbavitur? Mbase nuk je personi spontan, por edhe ‘në botën tënde’, ka shumë mënyra për të shfrytëzuar kreativitetin tënd dhe për ta bërë jetën zbavitëse.
PESHORJA/ Vërtet të pëlqen puna që bën? Mendo se çfarë doje të beheshe kur ishe fëmijë. A i afrohet sado pak profesionit aktual? Viti 2019 do të jetë një pikë kthese për karrierën tënde dhe ke shumë vendime për të marrë, ndaj nis që tani/
AKREPI/Ti dashuron pushtetin, apo jo Akrep? Edhe pse mund të jesh i pushtetshëm për momentin, është diçka që të stimulon mendërisht dhe të emocionon. Duhet të impenjohesh në diçka më pasionale. Lejoji vetes të ëndërrosh pak.