Ja çfarë duhet të bëjë çdo shenjë, për të patur një vit të suksesshëm!

Horoskopi

shenje vip
Nëse do të nisësh mbarë vitin e ri, nuk duhet të ngresh sytë nga qielli dhe të presësh mrekullin, por të ndryshosh diçka sipas shenjës tënde të horoskopit. Mund të jetë një sjellje, qëndrim ose thjesht një detaj që do i japë tjetër hov jetës suaj. Ja për çfarë bëhet fjalë:

DASHI/ Je një luftëtar, por është momenti të lësh pak mënjanë personazhin e ‘të fortit’ dhe acarimet e kota. Tani është koha për të qenë të kujdesshëm me ndjenjat tuaja, tregohu më i/e ndershëm/e me veten, pasi nuk është gabim të tregosh dobësitë nganjëherë.

DEMI/ Ka shumë gjëra në botë për t’u parë Dem. Si mund të kufizohesh vetëm tek ajo që është komode? Të lësh zonën e komfortit do jetë çelësi i suksesit për ty. Mos u mendo dy herë.

BINJAKËT/Duhet të shohësh që të besosh, apo jo? Epo, duhet të ta themi se është një moto e pamundur për ta jetuar kjo e jotja. 2019-a do jetë momenti yt për t’i bërë gjërat të rrjedhin. Ki besim tek universi!

GAFORRJA/ Nuk mund të vazhdosh t’i thuash “po” gjithçkaje, ndryshe rrezikon të jesh i palumtur për gjithë pjesën tjetër të jetës. Mund të duket dramatike, por ky është një vit për të vendosur disa kufij. Bëji gjërat për veten, jo për të tjerët.