Horoskopi për nesër, e premte datë 5 korrik 2019

Horoskopi

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Gjatë kësaj dite do të ketë rikuperim të ndjeshëm dhe një horoskop shumë më i përmirësuar në raport me ditët e fundit të cilat kanë qenë tejet të rënda. Me gjasë keni pasur ndonjë problem në sferën sentimentale dhe tashmë do të vijë rikuperimi. Megjithatë ky është një muaj gjatë të cilit do të ketë tensione në sferën sentimentale, si për ata që janë çift edhe për ata që janë vetëm.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Yjet do të kenë ndikim të favorshëm gjatë kësaj të enjteje në shenjën tuaj. Megjithatë do të ndiheni disi të lodhur, ndaj mundohuni që të gjeni më shumë kohë për të pushuar. Kjo këshillë vlen edhe për sferën sentimentale, sidomos për ata që janë në kërkim të konfirmimeve. Mundohuni që të mos insistoni, pasi situata do të përmirësohet vetëm në fundjavë.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Kjo ditë do të jetë neutrale, ndërkohë që situata do të përmirësohet vetëm gjatë së shtunës. Këshillohet që të bëni një organizim të mirë të ditëve tuaja, të cilat do të jenë të mbushura me ulje-ngritje. Nga ana tjetër duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj gjithë atyre që duan t’iu sulmojnë! Por pavarësisht të gjithave, do të arrini që të mbroheni dhe të merrni rezultate të mira edhe në dashuri.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Jeni shumë të lidhur me të kaluarën dhe kjo gjë nuk ju lejon që të ecni lirshëm përpara. Gjatë këtyre ditëve duhet të arrini që të jetoni lirshëm dashurinë dhe të afroheni më shumë me një njeri që ju ka përzemër. Fundjava është mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave, ndërsa në punë do të përjetoni momente ankthi.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Kjo e enjte do të sjellë një sërë avantazhesh sidomos në sferën profesionale, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, Marsit dhe Mërkurit. Natyrisht kjo nuk do të thotë që të shkelni me këmbë dikë, për shkak të pakënaqësive që mund të keni. Kjo është dita e duhur për të dalë dhe për tu takuar me njerëz të rinj.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Mbani parasysh se pavarësisht se gjatë qershorit mund të keni kaluar momente të vështira, periudha në vijim do të jetë shumë pozitive. Kështu që mundohuni që të ruani raporte të mira me njerëzit që iu rrethojnë. Yjet favorizojnë sferën sentimentale.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Nuk do të ndiheni shumë rehat me disa njerëz, sidomos në punë. Kjo për shkak se janë njerëz ambicioz, të cilët janë gati të bëjnë gjithçka për të rënë në sy, ndaj largohuni nga një ambient i tillë. Megjithatë kjo ditë do të jetë disi më e mirë nga ato që keni lënë pas. Ndërkohë në dashuri, parashikohen probleme.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, gjatë së cilës nuk do të keni dëshirë për të bërë asgjë. Ndoshta do të ndiheni shumë të lodhur dhe do të keni nevojë për tu relaksuar pas ditëve gjatë të cilave ju ka munguar energjia, por kjo gjë nuk do të jetë e mundur momentalisht. Në dashuri duhet të keni kujdes!

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ndonjëherë është mirë të prekësh fundin, pasi kështu mund të bëhet më e lehtë për tu ringritur! Për shumë prej jush, muajt e parë të vitit kanë qenë shumë të rëndë, por tashmë situata do të vijë duke u përmirësuar. Kjo gjë vlen si për ata që duan të jetojnë një histori dashurie, edhe për ata që duan të përjetojnë miqësi të reja. Përgatituni për zhvillime interesante!

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Fatmirësisht yjet nuk do të kenë ndikim negativ dhe tensionuar, duke bërë që të ndiheni më të qetë. Megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm sa i takon parave, pasi mund të ketë shpenzime të mëdha. Mundohuni që të shpenzoni sa më pak të jetë e mundur! Në dashuri ka diçka që nuk shkon siç duhet, ndaj bëni kujdes që të mos e shtoni ndjesinë e sikletit.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Gjatë kësaj dite do të ndjeni se gjërat nuk do të ecin siç duhet, pasi tensioni do të ndihet kudo, e sidomos në raport me të tjerët. Bëni kujdes që të mos thoni gjëra që nuk i keni menduar mirë, pasi mund të bëheni pishman. Me gjasë do të keni dëshirë që të rrini me veten tuaj, edhe sepse mendoni se keni të bëni me një person të pandreqshëm. Shpërqendrimet duhen evituar në maksimum!

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Kjo e enjte do të jetë mjaft interesante, veçanërisht sa i takon sferës sentimentale. Nëse rishfaqet një person i së kaluarës për të trazuar jetën tuaj, nuk mjafton që të thoni “mjaft” vetëm me fjalë, por të jeni të bindur për atë që do të thoni. Nëse veproni vetëm në nivel verbal, kjo ndodh pasi brenda vetes nuk jeni të bindur se e keni mbyllur vërtetë një histori dashurie dhe mund të ndiheni dyfish keq!