Horoskopi për nesër, 17 dhjetor 2019

Horoskopi

Dashi
Sot do të keni luhatje të humorit, një situatë të cekuilibruar. Do të keni mundësi të shumta për të qëndruar në rrugën e duhur dhe të përqëndroheni tek dashuria. Nëse jeni vetëm, do të ndjeheni melankonik, por kjo gjë nuk do t’iu bëjë të tërhiqeni. Në aspektin e punës, do të keni një ditë me probleme të vogla profesionale.
Demi
Nëse nuk dëshironi të humbisni emocionet, kaloni më tepër kohë me partnerin tuaj. Sot është një ditë e përkryer për të realizuar disa projekte me të cilat keni kohë që i mendoni. Nëse nuk jeni në një lidhje, do të ndieni nevojën për të mbyllur disa histori të të kaluarës dhe për të nisur dicka të re. Nga ana profesionale, Hëna dhe Marsi do t’iu ndihmojnë që të realizoni disa veprime të cilat ua keni vënë synim vetes.
Binjakët
Do të shihni se disa gjëra nuk janë dhe aq mirë sa dëshironi ju të jenë dhe se nuk po bëni përpjekjet e duhura për t’a përmirësuar këtë situatë. Beqarët nuk duhet të tërhiqen nga emocionet, pasi do t’u ndikojë në ekuilibrin e tyre. Në punë tregohuni të vëmendshëm pasi do të gjeni një mënyrë për të zgjidhur një problem.
Gaforrja
Eshtë një ditë perfekte për dashurinë, pasi marrëdhënia dhe komunikimi me partnerin tuaj do të jetë i mrekullueshëm. Nëse jeni vetëm, do të ndjeni një dëshirë të madhe për të përjetuar disa emocione të forta. Hëna do t’iu ndikojë shumë në profesionin tuaj dhe rezultatet do të jenë të dukshme.
Luani
Dita e sotme do të sjellë ecuri në lidhjen tuaj dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë e habitshme. Nëse aktualisht nuk jeni në një lidhje, do t’iu nevojitet një shtysë për të bërë njohje të reja. Yjet do të ndikojnë në situatën tuaj ekonomike dhe do të keni mundësinë për të përfunduar një negociatë të vlefshme për ju.
Virgjëresha
Do të keni një moment qartësie për një cështje e cila i’u ka munduar këto kohë. Nëse ka të bëjë me marrëdhënien tuaj, gjeni mënyrën e duhur për të komunikuar me partnerin tuaj. Beqarët do të shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës duke u marrë me punë të ndryshme dhe nuk do të kenë kohë për dashurinë. Nga ana profesionale do t’iu nevojitet shumë punë për të arritur qëllimet e juaja; mos humbisni kohën tuaj me ëndërrime.

Peshorja
Marrëdhënia juaj është në lulëzim këto kohë, prandaj mundohuni të kaloni sa më tepër kohë me partnerin tuaj. Në punë keni patur angazhime të shumta, por ka ardhur momenti për një pushim.
Akrepi
Do të përjetoni një situatë të pasigurt, e vendosur mes arsyes dhe ndjenjave. Nëse jeni vetëm, lini mënjanë krenarinë nëse dëshironi vëmendjen e një personi të vecantë. Profesionalisht do të ndjeheni të zhgënjyer dhe të pakënaqur nga një shpërblim që keni marrë.
Shigjetari
Nëse jeni cift, filloni të mendoni për të zgjeruar familjen tuaj. Beqarët shpresojnë për një përgjigje të cilën e prisni prej kohësh. Sot do të keni një ditë produktive dhe ekonomia do të jetë në rritje.
Bricjapi
Hëna dhe Neptuni do të ndërhyjnë dhe do t’iu bëjë të ndiheni të nënshtruar. Mos u mbyllni, por dilni dhe kënaquni. Kini kujdes në punë, pasi dikush mund të dojë t’iu prishë punë.
Ujori
Yjet do t’iu ndihmojnë të rikuperoni humorin dhe interesin dhe kënaqësitë e jetës. Beqarët mund të jenë në gjendje të takojnë një person të cilin e kanë pritur prej disa kohësh. Kombinoni punën me pasionet tuaja, pasi do të jenë shumë të dobishme.
Peshqit
Do të keni mundësi të mira për të arritur ambiciet tuaja. Dashuria do të përfitojë nga pozitiviteti dhe optimizmi juaj. Nëse nuk jeni në një lidhje do të keni mundësinë për të gjetur personin e zemrës. Në punë do të jeni të kthjellët dhe të vëmendshëm, të aftë për tu përqëndruar tek gjërat e rëndësishme.