Horoskopi për ditën e sotme, 20 shkurt 2019!

Horoskopi

Shigjetari

Gjatë kësaj të mërkure doni të jeni tejet të saktë! Keni vendosur që të angazhoheni më shumë në raportet ndërpersonale, sidomos me personat që kanë vërtetë rëndësi për ju. Nuk është kurrë vonë që të shprehni hapur ndjenjat! Në punë duhet të përkushtoheni më shumë.

Bricjapi

Do të jeni të ndikuar nga të tjerët, aq sa nuk do të jeni më në gjendje të arsyetoni me mendjen tuaj. Bëni mirë që ti filtroni këshillat që do ju jepen. Në dashuri do të ndiheni të brishtë dhe nuk do keni kurajo të përballeni me problemet.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të luhatur emocionalisht. Do të jeni në konflikt me emocionet tuaja, ndaj bëni mirë të punoni shtruar si në punë edhe në dashuri. Një ndryshim në familje, mund të ndikojë shumë tek ju, shkruan noa.al. Bëni mirë që të shmangni kontaktet me shumë persona, në mënyrë që të shmangni shqetësimet.

Peshqit

Jeni shumë të përqendruar, ndaj bëni mirë që të rigjeni ekuilibrin. Për ata që janë vetëm, këshillohet që të ndjekin instinktin. Në punë, do të përfshiheni në një situatë të cilën do e keni të vështirë që ta menaxhoni vetëm. Ndoshta ka ardhur momenti që të kërkoni ndihmë.