Horoskopi për ditën e sotme, 20 shkurt 2019!

Horoskopi

20shkhr
Dashi

Më shumë se fantazinë gjatë kësaj dite duhet të ushqeni logjikën tuaj. Reflektoni më mirë ndaj asaj që ju rrethon, si dhe analizoni kërcënimet e mundshme, sidomos në sferën profesionale. Në dashuri do të dominoheni nga romanticizmi, i cili do të udhëheqë ndjenjat tuaja.

Demi

Mjaft ëndërruat me sy hapur! Kjo e mërkurë ju dhuron më shumë zgjuarsi, duke lënë mënjanë idetë që ju kanë dyjëzuar. Jo gjithmonë ajo që dëshironi do mund të realizohet. Kjo nuk është dita e duhur sa i takon ndjenjave.

Binjakët

Nëse jeni në pritje të një përgjigje në dashuri, mos e hidhni hapin më shumë nga sa mundeni. Një nxitim i juaji mund të shkatërrojë gjithçka. Nëse përgjigja që prisnit nuk do të vijë, do të thotë se kështu duhet të shkonte. Në sferën profesionale do të përballeni me një surprizë, ndaj mundohuni të jeni të përqendruar, në mënyrë që të mos e humbni.

Gaforrja

Sa i takon raportit në çift parashikohen momente tensioni dhe kundërshtie. Mos e ushqeni zjarrin, por ruani qetësinë, për në një moment tjetër. Në punë, do ju duhet të bëni një hap mbrapsht për shkak të një keqkuptimi.