Horoskopi për ditën e shtunë, 30 mars 2019!

Horoskopi

Shigjetari

Në dashuri do të ketë tensione! Uljet e humorit dhe kundërshtitë do të dominojnë gjatë gjithë kësaj të shtune. Për ata që janë vetëm parashikohet një ditë e qetë, e cila këshillohet të kalohet me familjen. Sa i takon punës, parashikohet një ditë e ngjeshur, ku do të dominojë nervozizmi.

Bricjapi

Jeni shumë të përkushtuar pas një historie dashurie, por keni frikë se mos mbeteni të zhgënjyer. Mundohuni që të relaksoheni dhe të jetoni çdo moment me qetësi Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që ti përballojnë gjërat në mënyrën e duhur. Në punë, shumë prej jush do arrijnë objektivat që i kanë vendosur vetes, duke siguruar fitime të reja.

Ujori

Dita do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme sa i takon sferës sentimentale, por gjatë pasdites mund të ketë keqkuptime edhe mes çifteve më të konsoliduara. Në punë duhet të përkushtoheni më shumë për të arritur objektivat tuaja.

Peshqit

Kjo e shtunë do ju gjejë të përhumbur në mendime dhe do të prireni për tu izoluar. Yjet këshillojnë që të reagoni. Për ata që janë vetëm parashikohen takime interesante, ku do të përfshihen nga emocionet. Sa i takon sferës profesionale, të lindurit e kësaj shenje do i kushtojnë shumë kohë dhe mund të ketë zhvillime interesante për karrierën.