Horoskopi për ditën e shtunë, 30 mars 2019!

Horoskopi

Luani

Gjatë kësaj të shtune duhet të keni shumë durim, sidomos nëse po përjetoni momente krize në lidhjen në çift. Ata që janë vetëm do të jenë të tërhequr nga dikush, por nuk duhet të mashtrohen nga fjalët e bukura. Kjo është një ditë ideale për t’iu përkushtuar familjes dhe miqve më të shtrenjtë. Në punë kush ka bërë mirë më parë, do të korrë frytet.

Virgjëresha

Zhvillimet e disa kohëve më parë kanë vënë në provë durimin e shumë prej të lindurve të kësaj shenje. Mirëpo kjo e shtunë do të sjellë mundësi shpagimi për pritjen e gjatë. Ata që janë vetëm duhet të shmangin politikat dhe duhet të jenë më të hapur për dialog. Në punë do të jeni në kërkim të bashkëpunimeve të reja.

Peshorja

Lidhjet e lindura prej pak kohësh do të rezultojnë mjaft të rëndësishme, kështu që nëse keni interes ndaj dikujt, mos e humbni mundësinë për ti shprehur gjithë sa ndjeni. Kjo është dita e duhur për sqarime për gjithë ata që janë vetëm, për të kuptuar më mirë se si duhet të sillen lidhur me një njohje të re. Në vendin e punës do të ketë të reja të rëndësishme, transferime, ndryshim roli dhe vlerësime.

Akrepi

Në dashuri mund të keni konflikte. Mundohuni të merrni më të mirën e gjërave dhe të shmangni tensionet. Ata që janë vetëm nuk do të jenë shumë në humor dhe do të shmangin çdo takim. Sa i takon punës, në mëngjes mund të ketë të papritura, por çdo gjë do të përmirësohet gjatë orëve të pasdites.