DASHI
21. mars – 20. prill
Te dashuruarit do kenë shume pikëpyetje për personin qe kane ne krah dhe nuk do ndihen shume gati për te hedhur hapa me tej. Me mire te qartësohen njëherë ne mënyrë qe mos gabojnë. Beqaret do kënaqen pafundësisht me takimet qe do realizojnë dhe me ne fund mund te fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar. Financat nuk do jene te mira kështu qe mos e prishni marrëdhënien me familjaret sepse vetëm ata mund t’iu ndihmojnë.
DEMI
21. prill – 21. maj
Te nxitur nga Saturni, sot do jeni me te gatshëm për te bere lëshime ndaj partnerit dhe do bëni edhe përpjekje për ta përmirësuar situatën. Beqaret nuk do kenë një dite pasiononte siç e kishin ëndërruar dhe ne disa momente do ndiheni te mërzitur. Ende nuk ka ardhur dita e tyre me fat. Ne planin financiar duhet te tregoheni edhe me te matur sepse shpesh do përballeni me tundime te mëdha.
BINJAKET
22. maj – 21. qershor
Ju te dashuruarit do përballeni shpesh me debate gjate kësaj dite dhe nuk do ndiheni mire. Për ju gjerat nuk do ecin aspak si i kishit menduar. Beqaret nga ana tjetër do jene me më shume fat. Ata mundet te realizojnë edhe disa njohje mbresëlënëse. Për përmirësimin e buxhetit duhet te bëni me shume. Kërkoni edhe ndonjë shpërblim nga puna sepse do e keni vërtet te nevojshëm.
GAFORRJA
22. qershor – 22. korrik
Marrëdhënia juaj ne çift ka për te qene e shkëlqyer sot. Do ndieni veten me fat qe keni partnerin pranë dhe te dy palët do dashuroheni pa dorashka. Beqaret nuk do e kenë mendjen për te krijuar lidhje dhe nuk do bëjnë asnjë lloj përpjekjeje për këtë gjë. Me financat tregohuni me te logjikshëm. Po arritët te kryeni shpenzimet e domosdoshme pa e tepruar, gjendja do mbetet e mire.
LUANI
23. korrik – 22. gusht
Ne jetën tuaj ne çift ka rrezik te kaloni momente te zymta. Mund te kapeni pas gjerave elementare dhe ne disa momente edhe mund ta ngrini me shume zërin. Beqaret mund te takohen me persona interesante ne disa ambiente te veçanta. Ne planin financiar, me Neptunin ne krah do arrini ta ndryshoni disi situatën. Do i kufizoni shpenzimet e mëdha dhe do mundoheni te hiqni disa para mënjanë.
VIRGJERESHA
23. gusht – 23. shtator
Ju e keni një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë gjate kësaj dite dhe do e bëni ambientin edhe me elektrizues. Ngjyrat dhe dritat do mbizotërojnë rreth jush. Beqaret do kenë goxha vështirësi për te joshur personin qe pëlqejnë dhe do mërziten për këtë fakt. Ne planin financiar do keni një vizion me te mire te situatës dhe do dini edhe çfarë hapash te hidhni. Do jeni me te qete.
PESHORJA
24. shtator – 23. tetor
Jupiteri do ua mbroje fort jetën tuaj sentimentale gjate kësaj dite. Dielli do i bashkohet duke sjelle me shume shkëlqim ne çdo moment. Beqaret nuk do jene shume te interesuar për t’u njohur me dike dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar ka ardhur koha te përballeni fort me problemet qe ju kane dale. Do i lanë gjerat zvarre situata edhe mund te përkeqësohet.
AKREPI
24. tetor – 22. nëntor
Jeta juaj ne çift nuk do kaloje ditën me te mire sot. tensioni do jete mbizotërues dhe mund te prekni edhe tema mjaft delikate. Beqaret do kenë një dite te mbushur me risi dhe emocione. Qe sot e tutje për ta kane për te ndryshuar gjerat rrënjësisht. Ne planin financiar nuk është ende koha për te ndërmarrë rreziqe. Me mire hidhini hapat me kujdes sot ne mënyrë qe gjendja te mos ketë përkeqësime.
SHIGJETARI
23. nëntor – 21. dhjetor
Sot duhet te reflektoni me shume kujdes ju te dashuruarit sepse po bëtë gabime gjerat mund t’iu ecin vërtet keq. Mendoni paksa edhe për te ardhmen. Beqaret do kenë një dite te jashtëzakonshme. Personi qe do takojnë do ua ndryshoje jetën njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar keni për te pasur fat, kështu qe përfitoni për te bere edhe disa investime me tepër.
BRICJAPI
22. dhjetor – 20. janar
Marrëdhënie e stuhishme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për shume gjera do debatoni ashpër dhe nuk do bini aspak ne një mendje. Beqaret duhet te jene me te disponueshem ndaj takimeve qe do realizojnë dhe jeta ka për t’iu marre një tjetër drejtim. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë qe te mos keni probleme duhet te merrni masa paraprakisht.
UJORI
21. janar – 19. shkurt
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene e këndshme dhe mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do ndiheni me se miri dhe do bëni edhe plane afatgjata. Beqaret me mire te presin edhe pak para se te hedhin hapa sepse mund te bëjnë gabime te pafalshme. Financat here pas here do kenë edhe tronditje. Kujdes me çdo lloj hapi qe do hidhni ne mënyrë qe te mos mbeteni pa para ne një moment.
PESHQIT
20. shkurt – 20. mars
Do veproni me shume takt dhe diplomaci gjate kësaj dite dhe gjendja ne planin sentimental ka për te qene e jashtëzakonshme. Nuk do keni me as debate për gjera elementare. Beqaret do e takojnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Sektori i financave do jete disi me i qëndrueshëm dhe do mund te kryeni edhe investime te konsiderueshme.