Horoskopi për ditën e shtunë, 2 shkurt 2019!

Horoskopi

Luani

Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me energji, e cila do të garantojë bashkëpunime të frytshme. Lidhjet që do të lindin gjatë këtyre ditëve janë mjaft të rëndësishme. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe për të pasur dikë pranë. Kjo ndjesi e mirë shtrihet edhe në sferën profesionale.

Virgjëresha

Ndikimi tranzit i Venusit, parashikon një ditë mjaft të rëndësishme. Edhe Saturni dhe Marsi do ju mbështesin gjithashtu, duke ofruar një ditë pozitive, sidomos sa i takon sferës së ndjenjave. Nëse gjatë ditëve të fundit nuk jeni ndjerë mirë, kjo e shtunë premton rikuperim.

Peshorja

Do të përjetoni një ditë aspak të lehtë, pasi parashikohen një sërë problematikash si në sferën familjare edhe në atë profesionale. Do ju duhet të gjeni një zgjidhje që me zor e prisni si dhe ekuilibrin e munguar.

Akrepi

Kjo e shtunë do të jetë e shkëlqyer, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kjo gjë do ju lejojë që të përqendroheni në objektivat tuaj, si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale.