Horoskopi për ditën e shtunë, 2 shkurt 2019!

Horoskopi

2shkhr
Dashi

Në momentet që jeni nervoz, ju bezdis edhe vetja juaj. Kjo e shtunë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, përkundrazi do të jetë e mbushur me stres, si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit. Megjithatë mos u fiksoni pas problemeve pasi orët në vijim do të sjellin përmirësim të ndjeshëm.

Demi

Të gjithë ata të cilët qysh nga vera e kaluar kanë pasur probleme si në nivelin profesional, fizik dhe sentimental, duke nisur nga kjo ditë do të shënojnë përmirësime të ndjeshme. Megjithatë në dashuri do të keni disa dyshime, të cilat do të ushqehen, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Bëni mirë të flisni hapur, për të kuptuar se çfarë dëshironi ju dhe çfarë dëshiron njeriu juaj i zemrës.

Binjakët

Jeni në prag të daljes nga një periudhë e errët e jetës suaj. Janari ka qenë një muaj i vështirë, i cili fatmirësisht kaloi. Por ditët e para të shkurtit do të sjellin ndjesi pozitive. Në dashuri do të ketë rikuperim, por mbani parasysh se shpesh gjërat varen nga ju.

Gaforrja

Duhet të mbani parasysh se kush janë personat që duhet të keni si pikë referimi. Duhet të bëni një analizë të realitetit, edhe pse ky i fundit ka qenë i dhimbshëm. Mundohuni që të lini pas krahëve çdo situatë që nuk ia vlen, si në dashuri edhe në punë. Shmangni në maksimum kontaktet me persona që nuk janë të qartë.