Shigjetari
Frika dhe pasiguria mund t’iu çojnë në ndërprerjen e një lidhje të qëndrueshme. Do të bënit mirë që të reflektonit para se të ndryshoni kapitull. Një sërë konfliktesh në familje do të turbullojnë qetësinë e atyre që janë vetëm, duke mos e pasur mendjen askund tjetër. Në punë, duhet të jeni të pavarur dhe të menaxhoni çdo situatë me të cilën do të përballeni.
Bricjapi
Kjo e martë do të jetë e shkëlqyer sa i takon dashurisë. Do të keni mundësi që të rikuperoni një lidhje në krizë dhe të arrini intensitetin perfekt.Edhe për ata që janë vetëm, qielli parashikohet mjaft i favorshëm. Në punë do të jeni të mbushur me energji dhe do të arrini rezultate të mira.
Ujori
Shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të kenë shumë pritshmëri gjatë kësaj dite. Dashuria vijon të jetë e konsoliduar. Nëse keni një histori që zgjat prej kohësh, bëni mirë të merrni vendim. Ata që janë vetëm do të kenë takime interesante. Sa i takon sferës profesionale duhet të vini në zbatim ide premtuese, të cilat do të nxjerrin në pah aftësinë tuaj.
Peshqit
Do të përhumbeni aq shumë pas punës sa që do të jeni nervoz dhe do të lini pas dore njerëzit tuaj të zemrës. Mundohuni që të organizoheni më mirë. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi për njohje dhe takime të reja. Në punë dita do të jetë e mbushur me angazhime të shumta të cilat duhet tu programoni mirë në mënyrë që të mos dështoni.