Luani
Do të përballeni me situata të pazakonta të cilat do ju tërheqin. Mos shkatërroni gjithçka keni ndërtuar për një kapriço. Mendohuni mirë para se të veproni, pasi pasojat do të jenë të rënda. Nëse jeni vetëm, mund të merrni një lajm të mirë. Në punë para se të merrni një vendim, bëni mirë që të hidhni sutë nga e kaluara.
Virgjëresha
Mërkuri do të ketë ndikim tejet negativ gjatë kësaj të marte, ku nuk do të jeni aspak komunikues si dhe do ju mungojë dëshira për të ndërvepruar me njerëzit. Mbrëmja parashikohet të rikthejë humorin në sajë të njeriut të zemrës. Për ata që janë vetëm, parashikohet mundësia për një takim të mirë. Në punë do ju duhet të zgjidhni një situatë të komplikuar.
Peshorja
Në dashuri do të përballeni me situata shkatërruese, sidomos ata që janë bashkë prej shumë kohësh. Ata që janë vetëm, kanë nevojë për më shumë kohë për të reflektuar. Në sferën profesionale, do të hiqeni sikur jeni më të rëndësishëm, por do të dilni bllof.
Akrepi
Nëse ndiheni të zhgënjyer në dashuri, hidhni sytë përreth dhe do të shihni që nuk keni dhënë maksimumin. Ata që janë vetëm do të ndihen të rënë moralisht, por bëjnë mirë të shohin përreth pasi ka mundësi që nuk vijnë dy herë. Nëse jeni në kërkim të punës, duhet të përkushtoheni më shumë. Çështjet e tregtisë janë mjaft të favorshme.