Dashi
Gjatë kësaj dite Venusi do ju shoqërojë me një sharm të pazakontë, me anë të të cilit do të bëni për vete shumë persona. Njeriu juaj i zemrës do jetë i mahnitur totalisht nga hijeshia juaj. Takime interesante dhe intriguese parashikohen për ata që janë vetëm. Në punë duhet të guxoni dhe të merrni të parët një nismë.
Demi
Dita do të nis në mënyrë të shkëlqyer ku do të jeni më të komunikueshëm dhe më të hapur ndaj ndjenjave. Shmangni sjelljet e ngurta dhe jini më elastik. Në dashuri parashikohen të reja të rëndësishme për ata që janë vetëm. Sa i takon punës, do të hapen skenarë të rinj, të cilët do ju lejojnë që të korrni sukses.
Binjakët
Dashuria gjatë kohëve të fundit ka lënë shumë për të dëshiruar, megjithëse ju keni qenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm ndaj njeriut të zemrës. Venusi do ju dhurojë kënaqësi të shumta. Mundësi pa fund do të ketë edhe për ata që janë vetëm, të cilët duhet të bëjnë kujdes ama lidhur me personin që do të zgjedhin. Në sferën profesionale mundohuni të mbani nën kontroll çdo gjë, sidomos lidhur me një person i cili po ju mërzit.
Gaforrja
Marsi do të ketë një ndikim aspak të favorshëm në shenjën tuaj, por kjo nuk ka rëndësi, pasi ndikimi në humor do të jetë minimal. Intensiteti me partnerin/en lë për të dëshiruar. Sa i takon sferës profesionale parashikohen projekte të mëdha.