Shigjetari
Kjo është një prej ditëve më të mira të javës. Jeni të lirë të ndryshoni stilin e jetës dhe të merrni vendime të rëndësishme, pa u përballur me asnjë pengesë. Kush është i përfshirë mes dy zgjedhjeve, duhet ta shtyjë për një moment tjetër në mënyrë që të shmangë konfliktet.
Bricjapi
Në dashuri do të ketë pakënaqësi. Nëse flisni shtruar me partnerin/en, do arrini që të gjeni një zgjidhje të përbashkët, duke forcuar raportin në çift. Bëni mirë të reflektoni dhe të shmangni konfliktet, në sektorët e tjerë të jetës.
Ujori
Kjo ditë do ju gjejë në formë të shkëlqyer fizike. Megjithatë do të ketë situata të cilat do ju fusin ankth, sidomos në vendin e punës. Raportin në çift duhet ta mbani nën kontroll gjatë kësaj fundjave, pasi rrezikoni që të gaboni.
Peshqit
Dashuria do të kthehet në qendër të kësaj dite, por mbani parasysh se është momenti për të bërë sqarime. Bëni kujdes të mos gjeni ngushëllim në histori paralele, pasi rrezikoni të krijoni konfuzion. Bëni mirë të ndiqni zemrën tuaj. Nëse jeni vetëm apo së fundmi jeni ndarë, tashmë do të ndjeni nevojën për tu rikthyer në lojë.