Horoskopi për ditën e shtunë, 17 nëntor 2018!

Horoskopi

Shigjetari

Kjo ditë ju fton të jeni më të kujdesshëm në mënyrën se si do të shpreheni, pasi shpesh prireni të jeni të ashpër dhe të drejtpërdrejtë gjë që mund shkaktojë gafa të vogla, sidomos në dashuri, shkruan noa.al. Në vendin e punës do të merrni kënaqësi të mëdha.

Bricjapi

Duhet të sforcoheni më shumë për të ruajtur përqendrimin në vendin e punës. Keni kaluar një fazë të mbushur me tensione për kolegët tuaj, por duhet të shtrëngoni dhëmbët për të mbyllur të gjitha çështjet e mbetura ende pezull. Mbrëmja do të jetë relaksuese për ta kaluar me familjen. Do të merrni propozime të reja.

Ujori

Mos u ndjeni të detyruar që të ndiqni me patjetër këshillat e të tjerëve, por dëgjimi i tyre mund t’iu stimulojë të kërkoni një këndvështrim tjetër lidhur me një situatë e cila ju bën konfuz dhe të pavendosur. Gjatë kësaj të shtune duhet të jeni më të pavarur në dashuri.

Peshqit

Nuk është momenti më i mirë për të bërë ndryshime drastike në jetën tuaj, pasi po kërkoni ende të përshtateni me ndryshimet e pësuara muajve të fundit. Dashuria parashikon mundësinë për zyrtarizimin e një raporti. Ndërkohë ata që janë vetëm, duhet të përgatiten për një fundjavë të mbushur me takime interesante.