Dashi
Do të jeni të përkushtuar në realizimin e një projekti i cili në të vërtetë nuk përbën një prioritet real. Megjithatë do të keni mundësi për të bërë njohje të reja dhe për të forcuar raportet me një person, të cilin e keni njohur prej pak kohësh. Në dashuri duhet të jeni më të hapur.
Demi
Kjo është një periudhë rilindje tejet e rëndësishme për gjithë ata që kanë ndërmend të ndryshojnë mënyrën e jetesës. Mbyllet kështu një fazë mjaft e rëndësishme lidhur me arritjen e gjithë rezultateve që keni në plan. Megjithatë duhet të jeni më strategjik lidhur me marrëveshjet e reja.
Binjakët
Ky është një moment shumë i mirë për të shpëtuar nga të gjithë dyjëzimet në lidhje me partnerin/en. Në vendin e punës duhet të jeni më të komunikueshëm, në mënyrë që të përmirësoni dhe menaxhoni më mirë çështjet me rëndësi.
Gaforrja
Do të jeni në gjendje që të parandaloni të papritura të ndryshme, në sajë të intuitës tuaj të shkëlqyer. Në sektorin e dashurisë nuk duhet të jeni të acaruar, ndaj jini më romantik dhe shprehni hapur ndjenjat tuaja.