Dashi
Bëni kujdes me paratë apo transfertat bankare nesër. Çfarëdolloj gjëje të nisni, mundësitë që të jeni të suksesshëm nuk janë të mëdha. Nëse blini diçka, do ta përdorni shumë pak herë e më pas do të mbledhë pluhur. Ndaj mos shpenzoni para kot.
Demi
Hëna është në shenjën tuaj nesër. Rezistojini tundimit për të dalë për pazar, ashtu sikurse tundimit për të marrë vendime, apo për të patur takime të rëndësishme. Thjesht lërini gjërat të rrjedhin vetë.
Binjakët
Do të jeni të pavendosur nesër dhe të pasigurt se çfarë hapash duhet të ndiqni më pas. Megjithatë do të jeni krijues dhe do të merrni edhe vlerësime për punën që do të bëni.
Gaforrja
Dita e nesërme do të jetë shumë konstruktive dhe nëse keni ndonjë bisedë të cilën
dëshironi ta bëni me dikë të afërt, bëjeni. Biseda do të kalojë në tema të tjera të cilat do t’ju japin një perspektivë pozitive dhe do t’ju bëjnë t’i shihni gjërat me sy tjetër.
Luani
Mos merrni përsipër dhe mos bini dakord me asgjë të rëndësishme nesër. Jeni të tensionuar dhe disa gjëra nuk i keni ende të qarta, ndaj jepini kohë vetes. Ditët që do të vijnë situata do të përmirësohet ndaj bëni durim.
Virgjëresha
Vlerësimi juaj për të bukurën do të jetë shumë i lartë nesër. Do të jeni të tunduar për të guxuar në ide të pazakonta dhe në drejtime të reja. Megjithatë nesër nuk është dita e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Shijojeni fantazinë por mos merrni vendime të rëndësishme dhe mos shpenzoni para.
Peshorja
Bëni kujdes me paratë. Ditët e fundit keni bërë shumë shpenzime, shpesh edhe të panevojshme. Nuk ka nevojë që të ofroheni gjithnjë ju për të nxjerrë të tjerët nga situata.
Akrepi
Dëgjojeni një mik apo të afërm që ka nevojë për një këshillë dhe një shpatull për t’u mbështetur, por mos u përfshini më shumë sa duhet. Mos e prishni ditën për shkak të zgjedhjeve të gabuara të të tjerëve.
Shigjetari
Mos kërkoni shumë nga vetja nesër, as nga ata që ju rrethojnë në punë. Nuk është momenti më i mirë për të marrë përsipër gjëra që ndoshta nuk do të keni mundësinë t’i bëni siç duhet. Përmbyllni punët që keni në dorë, bëni pak pushim pastaj mendoni për të tjerat.
Bricjapi
Dita e nesërme do të jetë shumë frytdhënëse sa i përket të krijuarit dhe artit në përgjithësi. Shfrytëzojeni për punë të bukura, apo për t’i bërë përshtypje dikujt me pozitë. Fati është në anën tuaj.
Ujori
Nesër fokusohuni në shtëpi dhe familje. Merruni me gjëra që ndoshta i keni lënë pasdore. Pse jo bisedoni më shumë me anëtarët e familjes, dilni me ta. Dedikojani një ditë, edhe ata kanë nevojë për ju.
Peshqit
Merreni ditën si të vijë, por në asnjë moment mos merrni vendime të rëndësishme që nesër mund të sjellin pasoja të paparashikuara. Edhe debatet përpiquni t’i evitoni, sidomos në punë.