Shigjetari
Do të përjetoni disa momente stresi si pasojë e disa fërkimeve profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Po ashtu do ju duhet të ndaleni më gjatë në zgjidhjet që duhet të jepni.
Bricjapi
Do të korrni një sukses të rëndësishëm sa i takon sferës profesionale. Po ashtu do të ndjeni nevojën për të vijuar me angazhimet e rëndësishme, të cilat premtojnë sukses.
Ujori
Gjatë kësaj të shtune do të jeni tejet dinamik! Mundohuni që të shmangni përfshirjen në diskutime në familje, por edhe në ambientin e punës. Gjithçka varet nga ju!
Peshqit
Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve sidomos sa i takon sferës profesionale. Po ashtu duhet të tregoheni më të kuptueshëm në dashuri, me synimin e çuarjes përpara të projekteve të rëndësishme.