Horoskopi për ditën e shtunë, 15 dhjetor 2018!

Horoskopi

Luani

Prania e Mërkurit në shenjën tuaj do ju bëjë që të ndiheni të mbushur me entuziazëm dhe energji dhe gati për të kaluar një fundjavë të paharrueshme. Mundohuni që të shkëputeni nga çdo gjë që ju shqetëson, për t’iu kushtuar momenteve tuaja private.

Virgjëresha

Kjo e shtunë do të rizgjojë disa paranoja të cilat mendonit se i kishit zhdukur. Ndoshta do ju duhet një reflektim më i mirë lidhur me disa situata komplekse të cilat ju shqetësojnë.

Peshorja

Do ju duhet të braktisni çdo gjë që ju mundon, duke ju dedikuar plotësisht aktiviteteve që ju zbavisin. Do të përfshiheni në aktivitete sportive dhe ngjarje që do të shfrenojnë fantazinë.

Akrepi

Prania e Hënës në këtë shenjë do ju japë zë emocioneve tuaja më të thella. Ndonëse pa bërë veprime ekstreme, do të ndiheni të lirë të eksperimentoni me një person të veçantë.