Horoskopi për ditën e shtunë, 15 dhjetor 2018!

Horoskopi

15hrdh
Dashi

Kjo e shtunë parashikon rritjen e një raporti sentimental, i cili deri më tani ju ka dyjëzuar. Do i keni idetë më të qarta lidhur me personin që keni në krahë.

Demi

Ndikimi i Marsit dhe Neptunit, do ju ftojnë që të mos hiqni dorë nga një ëndërr romantike, vetëm sepse për momentin nuk është e realizueshme. Durimi dhe vendosmëria janë dhuntitë tuaja më të mira. Përdorini në momentet më strategjike.

Binjakët

Ju pret një ditë delikate, për shkak të ndikimit të Hënës dhe Marsit, ku zhvillimet nuk do të jenë shumë pozitive. Gjatë kësaj dite duhet të mendoheni mirë para se të flisni.

Gaforrja

Neptuni dhe Marsi, do të ndikojnë në sferën sentimentale. Do të përfshiheni totalisht sikur të mos kishte të nesërme, për të bërë për vete një person që e keni shumë përzemër.