Horoskopi për ditën e premte, 7 dhjetor 2018!

Horoskopi

Shigjetari

Nëse gjatë kësaj dite e gjeni veten duke u përhumbur gradualisht, mos u mërzisni. Kjo pasi është një situatë kalimtare. Gjithë faji për këtë situatë është i Neptunit, i cili ju krijon momente tensioni.

Bricjapi

Do të rikuperoni intuitën tuaj, gjë që do ju dhurojë më shumë siguri, në mënyrë që të përballoni me më shumë qetësi angazhimet tuaja profesionale. Një ditë e mbushur me aventura dhe kënaqësi, e cila do ju provojë se do të keni pranë një person tek i cili mund të besoni.

Ujori

Kjo e premte është një prej ditëve më të mira sa i takon humorit, sidomos nëse jeni në prag të një udhëtimi të minutës së fundit. Parashikohen njohje të reja dhe takime interesante. Do të përjetoni eksperienca të pazakonta dhe motivuese.

Peshqit

Parashikohet një ditë e mbushur me të papritura dhe vështirësi. Me vështirësi do të gjeni optimizmin, për shkak të situatave aspak të favorshme. Bëni kujdes me luhatjet e humorit pasi mund të dëmtoni shumë veten.