Horoskopi për ditën e premte, 5 prill 2019!

Horoskopi

Luani

Do të jetë një ditë mjaft pozitive, ku projektet do të marrin formë në sajë të intuitës tuaj. Mundohuni që të mos lini pas dore ndjenjat, pasi edhe dashuria kërkon pjesën e saj.

Virgjëresha

Vijon të jetë një javë e rënduar. Duhet të kërkoni më shumë hapësirë për veten, në mënyrë që të shpëtoni nga çdo mendim apo shqetësim. Lidhja me të tjerët, do ju ndihmojë. Në dashuri, mos mendoni për problemet e së kaluarës.

Peshorja

Ndiheni nervoz dhe aspak në humorin e duhur, për shkak se ndiheni sikur jeni në luftë me të gjithë, kur në fakt doni që të vini shpirtin në paqe. Me gjasë, ka diçka që ju shqetëson, ndonjë situatë ose person. Tolerancës po i vjen fundi dhe tashmë doni që të bëni qartësi.

Akrepi

Do të ketë një prani nervozizmi të cilin duhet ta kontrolloni, ndoshta lidhur me situata të së kaluarës. Mundohuni të jetoni në mënyrë më energjike, por duke shmangur në maksimum polemikat.