Horoskopi për ditën e premte, 30 nëntor 2018!

Horoskopi

Shigjetari

Një diskutim i dalë nga kontrolli, një veprim impulsiv apo një vendim i nxituar, mund të prishin totalisht planet tuaja, shkruan noa.al. Kështu që këshillohet që gjatë kësaj të premteje të tregoni kujdes me çdo rrezik me të cilin do të përballeni.

Bricjapi

Gjithë ata që kanë kontakte me fëmijët, do të kenë konflikte gjeneratash. Këto situata kërkojnë që të tregoni kujdes dhe maturi, në mënyrë që të mos pendoheni për veprimet apo fjalët tuaja.

Ujori

Gjatë kësaj të premteje parashikohet që të tregoni më shumë kujdes lidhur me shpenzimet ekstra. Të ardhurat tuaja nuk janë fare të favorshme, ndaj mendohuni mirë para se të fusni dorën në xhep.

Peshqit

Më në fund kjo e premte do të sjellë një fitim ekstra, i cili do ju ngrohë. Një gëzim në familje, do bëjë që të përjetoni emocione të forta.