Horoskopi për ditën e premte, 29 mars 2019!

Horoskopi

Shigjetari

Ky është momenti ideal për të vepruar, ku duhet të tregoni atë çfarë jeni realisht në gjendje të bëni. Natyrisht kush është i përgatitur, do të marrë suksesin e dëshiruar, ndërsa të tjerët do të zhgënjehen. Fundjava do të jetë më e përmirësuar.

Bricjapi

Parashikohet një ditë mjaft e favorshme, veç duhet të bëni kujdes me shpenzimet. Megjithatë mund të ketë propozime të rëndësishme. Kush e ka shtyrë një projekt, duhet ta realizojë sa më parë atë.

Ujori

Do të jetë një fundjavë mjaft pozitive dhe e mbushur me lëvizje. Do të përjetoni ndjesi mjaft pozitive nën ndikimin e Diellit. Do të jenë orë të rëndësishme për kontaktet me të tjerët. Jeta juaj po ndryshon, dhe disa ekuilibra do të prishen… por për mirë.

Peshqit

Jo gjithmonë diskutimet në çift mund të zgjidhin një situatë të vështirë. Ka momente gjatë së cilave luftoni dhe të tjera ku dorëzoheni. Por kjo është dita ku çdo krizë duhet ta lini pas shpine. Yjet kanë ndikim mjaft të favorshëm për njohjet e reja. Harrojini vuajtjet e kaluara dhe hapeni zemrën.