Luani
Kjo ditë do ju ofrojë mundësi të shumta, në sajë të favorizimit të yjeve. Mund të përfundoni një projekt ose të merrni një detyrë të cilën e kishit kërkuar prej kohësh. Pengesa juaj e vetme ka të bëjë me një vështirësi ekonomike.
Virgjëresha
Parashikohen debate në çift, për gjithë ata që kanë kaluar një periudhë krize. Tensioni do të jetë i pranishëm, ndërkohë që problemet duhen zgjidhur në një farë mënyre. Kjo gjë ka të bëjë kryesisht me lidhjet që kanë nisur të acarohen qysh në fillim të javës, teksa tashmë duhet gjetur kompromisi.
Peshorja
Ndiheni të sulmuar dhe kjo gjë ju shkakton ankth, nervozizëm dhe shqetësim. Fatmirësisht e shtuna do të vijë duke u përmirësuar. Nëse diçka nuk ka funksionuar, mund të mbështeteni në ditët në vijim. Ndërkohë mbrëmja e së premtes do të jetë më pak negative.
Akrepi
Do të jetë një e premte e mbushur me propozime dhe emocione. Orët në vijim do ju bëjnë të ndiheni më të lodhur. Këshillohet që ti luani më mirë letrat gjatë kësaj dite, sidomos në raportet me të tjerët.