Horoskopi për ditën e premte, 28 dhjetor 2018!

Horoskopi

Shigjetari

Duhet të prisni fundin e muajit për të përjetuar momente ekuilibri. Fatkeqësisht jo gjithmonë zgjedhjet tuaja varen vetëm nga ju. Megjithatë një qiell mjaft pozitiv, do të favorizojë sferën profesionale. Dashuria ecën më së miri, me ulje-ngritjet e zakonshme, por në fund të fundit në ekuilibër.

Bricjapi

Nëse ju është fiksuar një ide në kokë, do bëni të pamundurën për ta realizuar. Kjo ditë do të jetë mjaft e veçantë, ku do të keni dëshirë për të ndryshuar një sërë gjërash në jetën tuaj dhe të bëni zgjedhje të rëndësishme.Vendimi për tu shkëputur nga një punë, mund të jetë vërtetë i rrezikshëm, ndaj reflektoni mirë.

Ujori

Do të shfaqni disa siklete shëndetësore dhe nuk do të jeni shumë mirë. Qielli parashikohet mjaft i favorshëm gjatë kësaj të premteje. Ndryshimet e bëra disa javë më parë, po japin rezultate të favorshme në punë.

Peshqit

Ndikimi i Hënës, Venusit dhe Marsit do e bëjnë këtë ditë mjaft të luhatur. Kjo do të thotë që humori nuk është më i miri, si dhe nuk do të mungojnë rastet për të rënë në sy. Do të përfshiheni në projekte të reja, ndaj mos u ndalni! Këshillohet që ti kushtoni më shumë kohë familjes.